Lajme Zone
‘Duhet të zgjedhim JD’, Trump ‘piketon’ Vance si pasardhësin e tij për zgjedhjet 2028! Zv. presidenti ende i pavendosur
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

‘Duhet të zgjedhim JD’, Trump ‘piketon’ Vance si pasardhësin e tij për zgjedhjet 2028! Zv. presidenti ende i pavendosur

Këshilltarët thonë se kjo deklaratë nuk do të thotë se presidenti ka vendosur përfundimisht për një kandidat të preferuar për vitin 2028, ndërsa ai vazhdon të nxisë garën mes JD Vance dhe Marco Rubio.

Presidenti Donald Trump u ka thënë kohët e fundit në mënyrë private donatorëve se dëshiron të shohë zëvendëspresidentintë fitojë zgjedhjet presidenciale të vitit 2028, një shenjë se ai është i gatshëm të mbështesë publikisht JD Vance, edhe pse disa këshilltarë paralajmërojnë se Trump ende nuk ka vendosur përfundimisht për pasardhësin e tij. “​​Në fund të fundit, ne duhet të zgjedhim JD-në,” tha Trump gjatë një takimi në Zyrën Ovale me donatorë rreth dy javë më parë, sipas dy burimeve për Washington Post. LEXO edhe...Ylli Pata: Sinjali politik i ratifikimit nga SHBA me 'procedurë të përshpejtuar' të marrëveshjes ushtarake me Shqipërinë Kjo deklaratë private bie në kontrast me retorikën e Trump gjatë vitit të kaluar, kur ai po nxiste publikisht një garë për favoritin e tij mes Vance dhe Sekretarit të Shtetit Marco Rubio. Ai ka thënë hapur se të dy mund të përbënin një dyshe të mirë kandidatësh dhe ka refuzuar vazhdimisht të specifikojë se kë do të preferonte të shihte në krye të garës. Edhe pse Trump e mbështeti zëvendëspresidentin para donatorëve në Zyrën Ovale, ai ende ka vijuar të pyesë të tjerët për dy ‘kandidatët.’ Një këshilltar i presidentit, tha se Trump e ka vendosur privatisht që Vance do të jetë trashëgimtari i Partisë Republikane, por është “shumë herët” për të përcaktuar se kur Vance do të shpallë kandidaturën e tij ose kur Trump do ta mbështesë publikisht. Vance nuk i ka konfirmuar planet e tij. Persona që kanë biseduar me të për këtë çështje i thanë medias në fillim të këtij viti se ai ende nuk kishte marrë një vendim. Një person pranë Vance tha se ai do ta shtynte vendimin deri pas lindjes së fëmijës së tij të katërt, i cili erdhi në jetë më 19 korrik. Vance i tha CBS në qershor se do ta diskutonte këtë çështje me gruan e tij pas zgjedhjeve të mesmandatit, por tha se nuk kishte “asnjë dyshim se presidenti i Shteteve të Bashkuara do të jetë shumë mbështetës” për çfarëdo vendimi që ai të marrë. Ai ka thënë vazhdimisht se është i përqendruar te puna e tij aktuale dhe se është mik i mirë me Rubion. Shumë gjëra varen nga zgjedhjet e mesmandatit. Një rezultat i dobët për republikanët mund t’i inkurajojë kundërshtarët të garojnë kundër zgjedhjes së Trumpit dhe të jenë më kritikë ndaj administratës së tij. Vance ose Rubio mund të jenë më të ekspozuar ndaj sulmeve brenda partisë, sulme që republikanët nuk do t’ia drejtonin Trumpit vetë. Gjatë garës për postin e zëvendëspresidentit në vitin 2024 dhe edhe tani, Rubio ka pasur mbështetjen e shumicës së donatorëve republikanë të periudhës para Trumpit. Vance është më i afërt me koalicionin e ri MAGA që e riktheu Trumpin në pushtet në vitin 2024, por që tani rrezikon të dobësohet. Ai gjithashtu ka shfrytëzuar periudhën si zëvendëspresident për të krijuar marrëdhënie me mbështetës financiarë të partisë për të mbledhur fonde për Partinë Republikane. Rubio, ka shërbyer në disa role kyçe në administratë, por asnjë prej tyre nuk është i përshtatshëm për një fushatë politike. Nga ana ligjore dhe praktike, një sekretar shteti ose një këshilltar për sigurinë kombëtare, rol që Rubio e mban gjithashtu, nuk do të mund të kandidonte për president ndërsa vazhdon të shërbejë në atë detyrë. Rubio tërhiqet nga çdo diskutim për vitin 2028 dhe kohët e fundit ka reduktuar paraqitjet e tij në media për të shmangur pyetje të tjera rreth kësaj çështjeje, të cilat në mënyrë të pashmangshme do të nxisnin më shumë spekulime. P.J/ReportTv.al marco rubio JD Vance donald trump SHBA Komento Komente Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 35.4% Jo 59.3% Nuk e di 5.3% Vota total: 1798 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?