Dita e 68-të e protestës para kryeministrisë nisi me përsëritjen e kërkesave të njohura: dorëheqja e kryeministrit Rama dhe shfuqizimi i ligjeve për investimet strategjike dhe ndryshimeve për zonat e mbrojtura. Sërish, numri i pjesëmarrësve nuk regjistroi ndryshim duke mbetur i ulët. LEXO edhe...'Retreat' në Pogradec, Rama mbledh ministrat më 24-25 gusht! Në fokus sezoni i ri Njëri prej aktivistëve tha se kryeministri s’do t’i shijojë dot pushimet pasi nuk kanë ndërmend ta braktisin bulevardin. “Sot Edi Rama kishte shpresuar se asnjë nga ne nuk do ishte këtu dhe se do shijonte pushimet i qetë. Por jo, ne kemi vendosur të mos largohemi nga Bulevardi pa u larguar Edi Rama”, tha protestuesi. Një tjetër protestues akuzoi qeverinë se nuk ka qenë e përgatitur për situatën e zjarreve. “A mjafton 4 helikopterë për të mbrojtur 27 mijë km katrorë nga zjarret? Pse s’janë bërë investimet por duhet të presim sa të rrafshohen pyje të tëra për t’i blerë? Për ta një pyll i gjallë s'ka vlerë përballë Kanye West”, tha ai. Gjithashtu, thirrjet e tyre ishin edhe për reformën territoriale, duke kundërshtuar konkretisht shkrirjen e Divjakës me Lushnjen. “Divjaka është jona”, thirrën ata. Lajm në përditësim... P.J/ReportTv.al Tirane protestat kunder qeverise edi rama Komento Komente Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 35.4% Jo 59.3% Nuk e di 5.3% Vota total: 1798 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?
