Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

LIVE- “Më 14, 15 dhe 16 Diaspora na bashkohet në shesh”/ Aktivistja Sidorela Vatnikaj: Protesta në Europë e SHBA, kudo ku janë shqiptarët. Të vendosur deri në largimin e Ramës


Aktivistja Sidorela Vatnikaj në protestën kundër kryeministrit Edi Rama theksoi se Diaspora i është bashkuar masivisisht revoltës kundër Ramës.

Aktivistja Sidorela Vatnikaj në protestën kundër kryeministrit Edi Rama theksoi se Diaspora i është bashkuar masivisisht revoltës kundër Ramës. Një thirrje për të gjithë qytetarët shqiptarë kudo ku janë, brenda dhe jashtë vendit të protestojnë dhe të bashkohen për të rrëzuar regjimit. Ndërsa tha se Diaspora po organizohet për të ardhur me 14 , 15 dhe 16 gusht. “Shqiptarët kanë organizuar dhjetëra protesta në të gjitha qytetet europiane dhe të Amerikës dhe kudo ku jetojnë. Kemi parë një pushtet që I detyruan shqiptarët të largoheshin . Ne do jemi këtu për të bërë Shqipërinë e Re. Ne jemi lodhur duke ikur dhe kemi vendosur që të jemi këtu. Në këto 68 ditë kemi parë se sa e madhe është fuqia e bashkimit e solidaritetit”, tha ajo. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb