Lajme Zone
Reshjet e shiut në Kukës, probleme me energjinë elektrike në disa fshatra, akset nacionale të kalueshme
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Reshjet e shiut në Kukës, probleme me energjinë elektrike në disa fshatra, akset nacionale të kalueshme

I gjithë territori i Qarkut Kukës është përfshirë nga reshje shiu me intensitet të ulët.

I gjithë territori i Qarkut Kukës është përfshirë nga reshje shiu me intensitet të ulët.

Si pasojë e reshjeve, në disa segmente të rrugëve nacionale ka pasur rënie gurësh dhe inertesh. Subjektet kontraktore vijojnë punën për pastrimin dhe mirëmbajtjen e akseve, me qëllim garantimin e qarkullimit normal.

Sipas informacionit të raportuar deri në orën 08:20, të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme. Nga bashkitë Kukës, Has dhe Tropojë nuk raportohet për problematika të tjera.

Sa i përket furnizimit me energji elektrike, ai vijon në pjesën më të madhe të territorit, me përjashtim të disa zonave:

– Bashkia Kukës: Fshatrat Krenxë, Nangë dhe Bushat, Njësia Administrative Bicaj.

– Bashkia Has: Fshatrat Kishaj dhe Pogaj, Njësia Administrative Gjinaj, si dhe fshatrat Cahan dhe Mujaj, Njësia Administrative Qytet Krumë.

– Bashkia Tropojë: Fshatrat Pac dhe Berishë, Njësia Administrative Bytyç, si dhe Njësia Administrative Lekbibaj pjesërisht.

Ndërkohë, furnizimi me ujë të pijshëm në Qarkun Kukës vijon sipas orareve të përcaktuara nga Drejtoria Rajonale e Ujësjellës-Kanalizimeve Kukës (DRUK).

Situata vijon të monitorohet nga strukturat përgjegjëse. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet