Reshjet e shiut që përfshin mbrëmë vendin bën që disa prej rrugëve të Vlorës të përballeshin me prezencë të shtuar të ujit. Situata problematike u konstatua në disa zona të qytetit, përfshirë lagjen “Pavarësia”, zonën pranë “Albano dhe Romina”, bibliotekës “Shefqet Musaraj”, lagjen “Muradie”, zonën historike, lagjen “28 Nëntori” dhe bulevardin “Ismail Qemali”. Në disa prej këtyre akseve, niveli i ujit arriti deri në 40 centimetra, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e këmbësorëve. LEXO edhe...Reshjet shiut në Vlorë, por turistët nuk i pengon që të argëtohen! Luajnë në mes të rrugës të bllokuar me ujë (VIDEO) Një nga problematikat kryesore lidhet me hidrovorin e qytetit, i cili, për shkak të punimeve të restaurimit, nuk po funksionon me të katër pompat. Kjo situatë ngre pikëpyetje mbi kapacitetin e sistemit për të përballuar largimin e ujërave gjatë reshjeve. Ndërkohë, mungesa e pastrimit të kanalizimeve mbetet një tjetër shqetësim, pasi bllokimi i tyre mund të pengojë largimin normal të ujit nga rrugët. Edhe pse bëhet fjalë për reshjet e para të vjeshtës dhe një kohëzgjatje prej vetëm 20 minutash, problematikat janë shfaqur në disa zona të Vlorës. Situata rikthen vëmendjen te nevoja për masa konkrete për përmirësimin e sistemit të kullimit dhe garantimin e funksionimit të infrastrukturës përpara reshjeve më intensive të sezonit. Ora 09:55 Reshjet shiut në Vlorë, por turistët nuk i pengon që të argëtohen! Luajnë në mes të rrugës të bllokuar me ujë (VIDEO) Reshjet e dendura të shiut, sollën prezencë të shtuar të ujit në qytetin bregdetar të Vlorës, por kjo nuk i pengoi turistë të shijonin këtë kohë.Në një video të publikuar në rrjetet sociale shihet kur dy turistë luajnë me ujin që ka bllokuar rrugët e Vlorës.Pasi i hedhin ujin njëri-tjetrit, ata largohen duke buzëqeshur. Share Xh.K/ReportTv.al reshje shiu Vlore Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.6% Jo 78.2% Disi 3.1% Vota total: 10822 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?
