Pas një periudhe katër mujore qe shkrumboi mijëra ha tokë e të mbjella në territorin e Fierit, stafet e Emergjencave Civile në 6 bashkitë e qarkut, po përgatiten për sfidën tjetër, atë të përmbytjeve. Mbledhja e Shtabit të emergjencave Civile në nivel qarku në Prefekturë, synon parandalimin dhe menaxhimin e përmbytjeve duke prezantuar së pari hartën e zonave me risk dhe masat paraprake për reduktimin e pasojave nga përmbytjet.
Me katër lumenj të që përshkojnë territorin e të gjitha bashkive të qarkut, tre prej të cilëve shkaktojnë përmbytje masive, autoritetet në Fier, kërkojnë angazhim maksimal nga strukturat përgjegjëse si Bordi i Kullimit për mbajtjen në funksione të plotë të sistemit kullues dhe të argjinaturave.
OSHEE ka gjithashtu rol kyç në masat mbrojtëse ndaj përmbytjeve pasi duhet të garantojë linja të dyfishta të energjisë elektrike për 5 hidrovorët kryesorë që kryejnë shkarkimin e ujërave nga kanalet kullës, në det. Vitin e kaluar përmbytjet në Fier nisën në muajin nëntor me daljen e Vjosës nga shtrati dhe vazhduan deri në muajin shkurt me vërshimet e lumenjve Seman dhe Shkumbin. Harta e zonave me risk përfshin të gjithë fshatrat në rrjedhën e Vjosës, Mbrostarin dhe Libofshën përgjatë Semanit dhe fshatrat Çermë-Sektor e Thanasaj përgjatë rrjedhës së Shkumbinit në Lushnje. Gjanica shkaktoi vetëm përmbytje sipërfaqësore në fshatrat e Mallakastrës kurse në Fier prej vitesh ky lumë nuk del më nga shtrati. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet fierpermbytje

