Lajme Zone
Alarmi botëror kibernetik/ Shqipëri, asnjë dëm për momentin
TeknologjiABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Alarmi botëror kibernetik/ Shqipëri, asnjë dëm për momentin

Pas alarmit të ngritur për sulme kibernetike pas një problemi sigurie në teknologjinë  që përdoret nga shumë faqe interneti sipas Autoriteti të Sigurisë Kibernetike  deri më tani në Shqipëri  nuk raportohen faqe të mbyllura apo të dëmtuara.

Pas alarmit të ngritur për sulme kibernetike pas një problemi sigurie në teknologjinë që përdoret nga shumë faqe interneti sipas Autoriteti të Sigurisë Kibernetike deri më tani në Shqipëri nuk raportohen faqe të mbyllura apo të dëmtuara.

Autoritetet sigurojnë se institucionet dhe kompanitë janë njoftuar në kohë për rrezikun dhe u bëjnë thirrje të përditësojnë sistemet e tyre për të parandaluar sulmet.

Dobësitë e zbuluara në teknologjinë PHP, që përdoret nga një numër i madh faqesh interneti në mbarë botën, paraqesin rrezik për sigurinë kibernetike. Megjithatë, autoritetet shqiptare sigurojnë se deri më tani nuk ka raportime për mbyllje apo dëmtime të faqeve të internetit në vend. Sipas Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, prania e një dobësie sigurie nuk do të thotë se një faqe është sulmuar apo komprometuar.

Autoriteti bën të ditur se ka njoftuar në kohë reale, ditën e djeshme, të gjitha infrastrukturat kritike dhe të rëndësishme në Shqipëri, për rrezikun e evidentuar.

Ndërkohë, po ndiqet procesi i marrjes së masave për eliminimin e këtyre dobësive, ndërsa kompanive private e publike u kërkohet të përditësojnë PHP-në në versionet e rekomanduara zyrtarisht.

Një sërë faqesh interneti dhe shërbimesh publike në disa vende të botës janë vënë jashtë funksionit si masë paraprake, pas zbulimit të dy dobësive kritike të sigurisë në PHP, një gjuhë programimi që përdoret gjerësisht në internet.

Agjencitë e sigurisë kibernetike u kanë kërkuar organizatave të instalojnë menjëherë përditësimet përkatëse, ndërsa ato që nuk mund ta bëjnë këtë në kohë këshillohen të shkëpusin përkohësisht sistemet e prekura nga interneti./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet