Lajme Zone
Reshjet e dendura të shiut në Vlorë, probleme në disa akse rrugore
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Reshjet e dendura të shiut në Vlorë, probleme në disa akse rrugore

Reshjet e shiut me intensitet të lartë gjatë natës kanë shkaktuar probleme të përkohshme në disa akse rrugore në qytetin e Vlorës, ku është konstatuar prezencë uji.

Reshjet e shiut me intensitet të lartë gjatë natës kanë shkaktuar probleme të përkohshme në disa akse rrugore në qytetin e Vlorës, ku është konstatuar prezencë uji.

Ndër zonat e prekura kanë qenë bulevardi “Ismail Qemali”, zona e Albano dhe Romina, pranë bibliotekës, si dhe zona e Muradies.

Pas ndërprerjes së reshjeve, situata është përmirësuar. Mëngjesin e sotëm, rrugët paraqiten të kalueshme dhe nuk konstatohet më prezencë uji në akset e prekura. Deri në këto momente, situata në qytet paraqitet e qetë. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Aktualitet