Avokati Idajet Beqiri deklaroi se tritoli i vendosur në automjetin e tij, është akt terrorist, i kryer nga kreu i PD, Sali Berisha.
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Beqiri u shpreh se pas këtij akti, i ka shkuar në mendje për të kërkuar mbrojtje dhe i bëri apel autoriteteve.
Beqiri theksoi se i rrezikohet jeta nga kërcënimet e Berishës, pasi ka në SPAK 23 dosje që po hetohen për kryedemokratin. “Unë, për mbrojtje as e kisha kërkuar, por tani po më shkon ndër mend. I bëj apel madje edhe kryeministrit të Shqipërisë, edhe ministrit të Brendshëm, edhe Presidentit, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Këshillit të Lartë Gjyqësor, që duhet ta marrin seriozisht këtë sinjal të fundit të Sali Berishës. Jo për mua, se kam frikë, absolutisht. Por kam 23 dosje në SPAK kundër këtij kryekriminali dhe bandës së tij kriminale, të cilat janë në proces. Një pjesë prej tyre po hetohen, edhe jam i detyruar që t’i ndjek. Kam viktimat e 21 janarit, dua ta çoj deri në fund atë proces, kam viktimat e Hakljave, kam vjedhjen e floritit, kam privatizimin e ARMO-s, Albpetrolit, të Damjan Fazlliçit. Më mbroni sa t’u mbyll këto procese dhe pastaj le të bëjë të vetën Saliu me bandën e tij kriminale. Vetëm në këtë aspekt dua një lloj mbrojtje, sepse do më ngelen dosjet në dorë. Vetëm këtë hall kam”, theksoi ai./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Idajet Beqiri
