Lajme Zone
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Digjet një automjet në aksin Kardhiq-Delvinë, plagoset rëndë drejtuesi 37-vjeçar

Një automjet tip “Volkswagen Touran” është përfshirë nga flakët gjatë natës së kaluar në vendin e quajtur “Skërficë”, në aksin Kardhiq-Delvinë. Si pasojë, drejtuesi i mjetit, Maridon Dhuli, 37 vjeç, banues në fshatin Fterrë, Bashkia Himarë, ka pësuar djegie të shkallës së tretë.

Në ndihmë të tij kanë shkuar kalimtarë të rastit. Sokol Ahmetaj, qytetar nga Saranda, i cili po kthehej nga Tirana, ka arritur të shuajë flakët në trupin e 37-vjeçarit duke përdorur xhupin e tij, si dhe ka njoftuar spitalin dhe shërbimet e qarkullimit rrugor.

Pas ndihmës së parë në urgjencën e Sarandës, i plagosuri është transportuar me ambulancë drejt Tiranës për trajtim më të specializuar. Për shuarjen e zjarrit në automjet ndërhyri zjarrfikësja, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *AnashAktualitet