Lajme Zone
Reshje shiu në vend, paralizohet Tirana, radhë kilometrike në akset kryesore të kryeqytetit
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Reshje shiu në vend, paralizohet Tirana, radhë kilometrike në akset kryesore të kryeqytetit

Qarkullimi i automjeteve në Tiranë, është rënduar këtë të premte. Mëngjesin e sotëm janë krijuar radhë të gjata trafiku në disa prej akseve kryesore të kryeqytetit.

Qarkullimi i automjeteve në Tiranë, është rënduar këtë të premte. Mëngjesin e sotëm janë krijuar radhë të gjata trafiku në disa prej akseve kryesore të kryeqytetit. Problematika më e madhe raportohet në Unazën e Madhe, në segmentin nga Astiri në drejtim të Saukut, ku automjetet lëvizin me vështirësi dhe në disa pjesë janë krijuar radhë kilometrike. Moti i keq dhe reshjet e vazhdueshme të shiut ndikojnë në ngadalësimin e lëvizjes, ndërsa fluksi i automjeteve në orët e mëngjesit e përkeqëson më tej situatën. Drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar, të ulin shpejtësinë dhe të ruajnë distancën e sigurisë, veçanërisht në segmentet ku qarkullimi është i rënduar. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: trafik unaza e madhe