Reshje të dendura shiu dhe shtrëngata priten pasditen e kësaj të hëne në disa qarqe të vendit. Shkodra, Kukësi dhe Lezha janë zonat më të rrezikuara nga vërshimet e shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitjet e dherave. Sipas Institutit të Gjeoshkencës, gjatë pasdites së sotme reshjet pritet të jenë me intensitet mesatar deri lokalisht intensiv në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Elbasan. Në këto qarqe reshjet do të shoqërohen edhe me shtrëngata, ndërsa në Vlorë parashikohen reshje me intensitet mesatar. Në pjesën tjetër të vendit, reshjet pritet të jenë të dobëta deri lokalisht mesatare. Rrezik për përmbytje të lokalizuara ka edhe në zonat urbane të Shkodrës, Kukësit, Lezhës, Durrësit dhe Elbasanit, në varësi të gjendjes së rrjeteve të kanalizimeve. Për të martën, 17 nëntor, parashikohen reshje të dobëta në të gjitha qarqet e vendit. LEXO EDHE:Nëntor me shi, por temperatura të larta, Gjoni: Kaproiçot e motit të shkaktuara nga ndryshimet klimatike Temperaturat do të luhaten nga 14 deri në 19 gradë Celsius në zonat bregdetare, nga 12 deri në 20 gradë në zonat e ulëta dhe nga 6 deri në 15 gradë në zonat malore. Era do të fryjë me shpejtësi mesatare gjatë pasdites së sotme dhe ditës së nesërme, ndërsa përgjatë vijës bregdetare pritet të jetë deri e fortë. U.D U.D Shqiptarja.com TAG: Shkoder permbytje Instituti i Gjeoshkencave reshje shiu Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 1.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
14 Nëntor, 14:59
Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni? Të drejtë 62.5% Të gabuar 27.4% Nuk e di 10.1% Vota total: 3617 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 14 Nëntor, 14:59 Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni?

