Për disa minuta ka patur reshje breshëri në fshatrat Braçanj dhe Ziçisht të Devollit. Reshjet e breshërit kanë qenë të konsiderueshme ndërsa mendohet të jenë sjellë dëme në bujqësi, kryesisht në misër, fasule dhe zarzavatet. Pritet që grupet e punës nga emergjencat civile të dalin në terren për të konfirmuar sasinë e dëmeve. Juglindja ka disa minuta që është përfshirë nga stuhia. 1 / 6 Stuhi e fortë shiu dhe breshëri përfshin qytetin e Elbasanit (VIDEO)

