Grupi parlamentar i PD do të paraqesë pas pak në Konferencën e Kryetarëve kërkesën për zgjatjen me 3 muaj të mandatit të Komisionit për ‘Territorialen.’ Sipas kërkesës së siguruar nga Report Tv, Pd rendit si arsye mospërmbushjen e një sërë objektivave. Në kërkesë cilësohet se s’kanë përfunduar konsultimet dhe aktivitetet e parashikuara. LEXO edhe...Protesta në ditën 53-ë, të rinjtë maskohen me fytyrat e politikanëve të PS dhe PD! Improvizojnë një lojë bixhozi duke ndarë hartën e Shqipërisë Gjithashtu, kërkohet që raporti të konsultohet së pari me Kongresin e Autoriteteve Lokale e Rajonale të Këshillit të Europës. “1. Për zgjatjen e mandatit të Komisionit me 3 (tre) muaj, në mënyrë që të vijojë puna e Komisionit edhe gjatë muajit gusht dhe të mos konsiderohet e përfunduar veprimtaria e tij, dhe 2. Të merret paraprakisht opinioni zyrtar i Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës mbi produktin/rekomandimet/sugjerimet e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale”, janë kërkesat e PD. Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë... Lajm në përditësim... P.J/SI.E./ReportTv.al PD Komento Komente Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 63.8% I gabuar 28.1% Nuk e di 8.1% Vota total: 4588 Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?

