Lajme Zone
Rëndohet bilanci nga aksidenti i trenave në Spanjë, arrin në 64 numri i viktimave, vijojnë kërkimet për të mbijetuar
BotëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Rëndohet bilanci nga aksidenti i trenave në Spanjë, arrin në 64 numri i viktimave, vijojnë kërkimet për të mbijetuar

Është rënduar ndjeshëm bilanci i aksidentit hekurudhor në Spanjë.

Është rënduar ndjeshëm bilanci i aksidentit hekurudhor në Spanjë. Të paktën 64 persona raportohen të vdekur nga përplasja e dy trenave me shpejtësi të lartë në provincën Toledo, rreth 130 kilometra në jug të Madridit. Autoritetet paralajmërojnë se numri i viktimave mund të rritet, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë.

Aksidenti ndodhi mëngjesin e së mërkurës, rreth orës 09:00, në afërsi të Urda-s, në linjën hekurudhore Madrid–Sevilje. Një tren i kompanisë shtetërore Renfe goditi nga pas një tren të operatorit privat Iryo, i cili ndodhej i ndaluar në shina.

Përplasja e fuqishme shkaktoi daljen nga shinat të disa vagonëve, të cilët përfunduan në një skarpatë pranë hekurudhës. Pamjet nga vendngjarja tregojnë vagonë të shkatërruar dhe pjesë metalike të shpërndara në terren.

Në të dy trenat udhëtonin gjithsej 544 pasagjerë. Treni i Renfe transportonte 397 persona, ndërsa ai i Iryo kishte në bord 147 pasagjerë, mes tyre edhe një foshnjë.

Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta. Hetuesit po verifikojnë sistemet e sigurisë dhe rrethanat në të cilat treni i Renfe përfi duke goditur nga pas trenin e ndaluar të Iryo. Kjo është tragjedia e dytë e madhe hekurudhore në Spanjë gjatë vitit 2026.

Në janar, një aksident pranë Adamuzit, në provincën Córdoba, u mori jetën 46 personave, duke ngritur shqetësime për sigurinë e rrjetit hekurudhor.

Spanja ka rrjetin e dytë më të madh në botë të trenave me shpejtësi të lartë, pas Kinës, me rreth 3,900 kilometra linja hekurudhore. Bilanci mbetet paraprak, ndërsa autoritetet vijojnë kërkimet në rrënojat e vagonëve dhe identifikimin e viktimave. Top Channel