Shifrat e Policisë Rrugore tregojnë një ndryshim të dukshëm para dhe pas ligjit të ri.
Gjatë muajit korrik, para hyrjes në fuqi të ndryshimeve, 455 drejtues mjetesh u ndëshkuan me zbritje pikësh, ndërsa 59 leje drejtimi u tërhoqën.
Pas hyrjes në fuqi të Kodit të ri, janë 343 drejtues të ndëshkuar me zbritje pikësh, ndërsa numri i lejeve të pezulluara shkon në 252. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Pra, kemi 112 raste më pak me zbritje pikësh, por 193 leje drejtimi më shumë të pezulluara.
Rritja është veçanërisht e fortë te pezullimet, nga 59 në 252 raste, pra më shumë se katërfishim i numrit të lejeve të pezulluara.
Dhe shkelja që dominon është shpejtësia.
139 drejtues, ose rreth 55 për qind e të gjitha pezullimeve, janë ndëshkuar për qarkullim me më shumë se 20 kilometra në orë mbi kufirin e lejuar.
Pas shpejtësisë renditen 59 raste për shkelje të periudhave dhe njëvlefshmërisë së kategorive të lejedrejtimit.
Më tej janë 25 raste për drejtim nën ndikimin e alkoolit dhe 13 për qarkullim në sens të kundërt.
Vetëm këto tre kategori, shpejtësia, alkooli dhe sensi i kundërt, përbëjnë 177 raste, ose rreth 70 për qind të të gjitha lejeve të pezulluara.
Ndarja e 59 lejeve të tërhequra gjatë korrikut tregon se shkeljet kryesore para ndryshimeve janë:
45 raste për periudhat dhe njëvlefshmërinë e kategorive,
8 për sens të kundërt,
2 për alkool,
3 për shkelje të tjera të kategorive të lejedrejtimit
dhe 1 rast në autostrada e rrugë interurbane.
Ndërsa pas hyrjes në fuqi të ligjit, tabloja ndryshon ndjeshëm: në krye del shpejtësia me 139 raste.
Këto janë shifrat e para të Kodit të ri Rrugor. Më pak zbritje pikësh, por shumë më tepër pezullime patente.
Ashpërsimi i ndëshkimeve ka objektiv të sjellë edhe atë që synon ligji: më pak shkelje, më pak aksidente dhe më shumë siguri në rrugë./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet kodi rrugorpolicia

