Lajme Zone
Aksion për makinat luksoze në Tiranë, “Shqiponjat” dhe Krimi Ekonomik në terren: Verifikohet pronësia dhe burimi i parave
Të tjeraPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Aksion për makinat luksoze në Tiranë, “Shqiponjat” dhe Krimi Ekonomik në terren: Verifikohet pronësia dhe burimi i parave

Dhjetëra automjete janë kontrolluar nga strukturat e Hetimit të Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, “Shqiponjat” dhe Policinë Rrugore. Për verifikimin e të dhënave identifikuese të mjeteve është përdorur edhe një aparaturë e posaçme.

Pamje nga operacioni Autoritetet po kërkojnë të përcaktojnë nëse pronësia dhe blerja e automjeteve justifikohen nga burime të ligjshme të ardhurash. Makinat luksoze që qarkullojnë në Tiranë janë vënë në fokus të kontrolleve të Policisë, e cila po verifikon jo vetëm origjinën dhe historikun e pronësisë së tyre, por edhe burimin e të ardhurave me të cilat janë blerë.

Dhjetëra automjete janë kontrolluar nga strukturat e Hetimit të Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, “Shqiponjat” dhe Policinë Rrugore. Për verifikimin e të dhënave identifikuese të mjeteve është përdorur edhe një aparaturë e posaçme.

Autoritetet po kërkojnë të përcaktojnë nëse pronësia dhe blerja e automjeteve justifikohen nga burime të ligjshme të ardhurash, si dhe nëse ka raste ku mjetet mund të lidhen me produkte të veprimtarisë kriminale apo me trafikim të paligjshëm. Policia nuk ka bërë të ditur nëse nga kontrollet e deritanishme janë sekuestruar automjete apo janë evidentuar persona konkretë nën hetim. Ajo njofton se materialet procedurale janë referuar në Prokurori dhe se kontrollet do të vazhdojnë.

"Tiranë/ Kontrolle të përqendruara ndaj automjeteve luksoze, në fokus verifikimi i origjinës dhe burimit të pasurisë.

Strukturat e Policisë së Tiranës kanë intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze, me qëllim evidentimin dhe verifikimin e mjeteve që dyshohet se mund të jenë përfituar nga veprimtaria kriminale, si dhe parandalimin e trafikimit të tyre.

Në kuadër të këtyre kontrolleve, strukturat për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Operacionale”, Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Policinë Rrugore, kanë kontrolluar dhjetëra automjete luksoze në kryeqytet.

Kontrollet janë kryer nëpërmjet një aparature të posaçme, e cila mundëson kontrollin dhe verifikimin e të dhënave identifikuese të automjetit. Pas verifikimit në sistem, për automjetet e evidentuara janë kryer kontrolle të mëtejshme lidhur me pronësinë, origjinën dhe historikun e blerjes, shitjes dhe posedimit të tyre.

Gjithashtu, janë kryer verifikime mbi burimin e të ardhurave me të cilat janë blerë automjetet, me qëllim evidentimin e rasteve kur pasuria mund të jetë përfituar nga veprimtaria kriminale, si dhe identifikimin e mjeteve që mund të jenë objekt i trafikimit të paligjshëm.

Në përfundim të verifikimeve, materialet procedurale janë referuar pranë Prokurorisë, për vijimin e hetimeve dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Policia e Tiranës do të vijojë kontrollet e përbashkëta dhe verifikimet ndaj automjeteve luksoze, në funksion të evidentimit dhe goditjes së pasurive me origjinë kriminale, parandalimit të trafikimit të tyre dhe luftës kundër pastrimit të produkteve që rrjedhin nga veprimtaria kriminale", njofton policia.

aksion për makinat luksoze në tiranë Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Vijon zjarri në zonën e Myselimit dhe në Bardhaj të Shkodrës, flakët pranë banesave; banorët kërkojnë ndihmë 6 Shtator 2026, 13:2913:29Aktualitet Skënder Hita mbledh drejtuesit e Policisë, fokus te grupet kriminale, armët dhe narkotikët 6 Shtator 2026, 12:3912:39Aktualitet Lufta me flakët vijon edhe në shtator, Ministria e Mbrojtjes: Situatë kritike në Shkodër dhe Fier 6 Shtator 2026, 11:2111:21Aktualitet Zjarr në zonën e Syrit të Kaltër, shkrumbohen katër kioska tregtare 6 Shtator 2026, 08:5608:56Aktualitet Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s: Çfarë shkruante gazeta greke në 1950 për planet e sovjetikëve me Enver Hoxhën dhe Mehmet Shehun 6 Shtator 2026, 08:1208:12Aktualitet Ndërtimet dhe kaosi “largojnë” turistët nga bregdeti, tani preferohen malet, natyra dhe historia 6 Shtator 2026, 07:4207:42Aktualitet