Një automjet është përfshirë nga flakët pranë aeroportit të Rinasit, ndërsa fatmirësisht incidenti ka shkaktuar vetëm dëme materiale.
Makina ishte e parkuar në rrugë, pranë një karburanti, kur roja e parkingut ka konstatuar zjarrin.
Pas konstatimit të flakëve, roja ka marrë menjëherë tubin e ujit dhe ka ndërhyrë për shuarjen e zjarrit. Ndërhyrja e shpejtë ka bërë të mundur izolimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së tyre.
Nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa automjeti ka pësuar dëme materiale.

