Lajme Zone
Goditja e shpërndarësve të drogës në Sarandë. “Boraqi” i shpëtoi policisë për vite të tëra. Kush janë të tjerët
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Goditja e shpërndarësve të drogës në Sarandë. “Boraqi” i shpëtoi policisë për vite të tëra. Kush janë të tjerët

I konsideruar si një nga shpërndarësit më të fuqishëm të kokainës në Sarandë, pas vite të tëra ndjekje, më në fund ka rënë në pranga 49-vjeçari Altin Arapi alias Altin Demiri, i njohur me pseudonimin “Boraqi”. Edhe pse në këtë këtë operacion nuk janë kapur bashkëpunëtorë direkt të tij, burime thonë se prej vitesh ai është skeduar së bashku me të paktën dy persona të tjerë, njeri prej të cilëve i arrestuar më parë.

I konsideruar si një nga shpërndarësit më të fuqishëm të kokainës në Sarandë, pas vite të tëra ndjekje, më në fund ka rënë në pranga 49-vjeçari Altin Arapi alias Altin Demiri, i njohur me pseudonimin “Boraqi”. Edhe pse në këtë këtë operacion nuk janë kapur bashkëpunëtorë direkt të tij, burime thonë se prej vitesh ai është skeduar së bashku me të paktën dy persona të tjerë, njeri prej të cilëve i arrestuar më parë. Burime konfidenciale bëjnë me dije se policia prej vitesh e ka pasur nën mbikqyrje, por e ka pasur shumë të vështirë ta vendosë në pranga Arapin, pasi sipas të njëjtave burime, shpesh ka pasur dyshime se ai kishte informacion dhe përkrahje nga bashkëpunëtorë të ngushtë brenda strukturave policore dhe ishte një hap para çdo operacioni. Madje një operacion i dështuar ndaj tij konsiderohet ai i 20 janarit 2022, kur policia tentoi ta arrestonte me sasi droge, por nuk i gjeti asgjë dhe kreu një arrestim të sforcuar për kundërshtim të forcave të policisë pasi gjatë tentativës për t’a kontrolluar, bëri rezistencë duke thyer edhe celularin e tij. Më pas emri tij është përfolur në ngjarjen e majit 2025, kur një e mitur 15-vjeçare, shkoi e intoksikuar me 5 gram kokainë në Spitalin e Sarandës. Një ndër personat e marrë në pyetje për këtë çështje ishte edhe Altin Arapi. Të vetmen herë kur Altin Arapi është arrestuar nga policia nën posedim lëndësh narkotike, ka qenë rreth 8 vite më parë, kur së bashku me dy persona të tjerë nga Saranda, u kap në Tiranë me një sasi të vogël kokaine dhe qëndroi për disa muaj në burg. Ndërkohë një tjetër ngjarje kur është përfolur emri i tij, ka ndodhur në janar të vitit 2021, kur policia kreu një shoqërim blic në Delvinë dhe mori në pyetje një shtetas, pasi kishte siguruar informacion se do të konfliktohej me Altin Arapin dhe për këtë mori masa parandaluese. Të arrestuarit e tjerë me precedentë Me precedentë penalë rezultojnë edhe disa të arrestuar të tjerë në kuadët të operacionit “Vjeshta” të zhvilluar në Sarandë.

Feliks Filija, 27 vjeç, i njohur si shoku i Elvis Çaushllarit alias Vis Korçari, i arrestuar në vitin 2020 në Elbasan për “vrasja me dashje” e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim dhe “armëmbajtja pa leje”.

Medi Myftaraj, 35 vjeç, arrestuar në shtator 2017 në Skrapas pasi rezultonte i dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg nga Gjykata e Vlorës për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe gjatë kontrollit të banesës në momentin e kapjes ju gjetën 0.5 kg “cannabis sativa”. Ndërsa në mars 2023 është arrestuar në Ksamil me një sasi lëndë narkotike “cannabis sativa”.

Fabjo Berhamaj, 30 vjeç, ekstraduar nga Gjermania në 2016 pasi rezultonte i dënuar nga Gjykata e Fierit me 7 vjet burg për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Me precedentë edhe në Sarandë për “kalimi i paligjshëm i kufirit”.

Devis Saliaj, 22 vjeç, plagosur me thikë në 6 qershor 2025 në vendin e quajtur “Ekualipsi” në Sarandë. Arrestuar në shtator 2023 në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë në kuadër të një që shpërndante “cannabis sativa” dhe “kokainë”. Arrestuar sërish në Tiranë në dhjetor 2025.

Erjon Dido, 41 vjeç, i njohur me pseudonimin “Macistja”, arrestuar në tetor 2018 në Sarandë me një sasi lëndë narkotike “cannabis sativa”, proceduar për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” në dhjetor 2024 në kuadër të një grupi.

Dhimitri Terolli, 33 vjeç, njohur me pseudonimin “Miçp evgjiti”, rezulton përdorues i lëndëve të forta narkotike. Terolli është arrestuar disa herë nga policia kryesisht për “vjedhje” dhe në një rast për “plagosje të lehtë me dashje”, ku i dëmtuar ka qenë një tjetër përdorues droge.

Nazif Refitaj, 24 vjeç, i arrestuar në vitin 2021 në Patos për “vjedhje e kryer në bashkëpunim ”. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: droga kush jane sarande shperndaresit