Lajme Zone
Regjistrimet për klasat e para e të dhjeta, edhe 8 ditë kohë afat
PolitikëReport TV

Regjistrimet për klasat e para e të dhjeta, edhe 8 ditë kohë afat

Edhe 8 ditë kohë kanë mbetur deri në përfundimin e afatit për regjistrimet në klasat e para e të dhjeta.

Edhe 8 ditë kohë kanë mbetur deri në përfundimin e afatit për regjistrimet në klasat e para e të dhjeta. Ministrja e Arsimit u bëri thirrje prindërve të mos e lënë për ditët e fundit, ndërsa bëri me dije se në vitin e ri shkollor do të jenë 42 institucione të reja me laboratorët e ambiente moderne. “Deri më datë 31 korrik kemi afatin për ta kryer regjistrimin, është shumë e rëndësishme që ju ta ndiqni të gjithë udhëzimin me kujdes për të parë cilat janë shkollat më afër vendbanimit tuaj dhe që ju shfaqen në sistem. Kjo na ndihmon të gjithëve nëse e bëjmë në kohë, të planifikojmë më mirë dhe të organizohemi më mirë, për orët dhe mësuesit që do t’u japin mësim fëmijëve tuaj në shkollat tona nga veriu në jug. Prandaj ju uroj proces të mbarë, mos e lini për ditën e fundit”, tha Kumbaro në një videomesazh drejtuar prindërve. LEXO edhe...600 kamera në 20 shkolla në Tiranë e Kamëz, zv.ministrja e Arsimit: Nuk do të vendosen në klasa! Oficerët e sigurisë do kenë akses te pamjet Prindërit duhet të ndjekin me kujdes udhëzimet në platformën e-Albania, ku do t'u shfaqen shkollat më pranë vendbanimit të tyre. Sipas ministres Kumbaro, përfundimi i regjistrimeve brenda afatit u mundëson institucioneve arsimore të planifikojnë në kohë organizimin e vitit të ri shkollor, shpërndarjen e nxënësve, hartimin e orareve mësimore, si edhe angazhimin e mësuesve në të gjitha shkollat e vendit. Sitemi është i hapur dhe prindërit që nuk e kanë bërë regjistimin e fëmijëve të tyre duhet ta kryejnë regjistriin online në mënyrë që të mos e lënë për ditët e fundit, në mënyrë që procesi të zhvillohet pa vonesa dhe të mundësohet një organizim sa më i mirë për nisjen e vitit të ri shkollor. Ndërkohë që regjistrimet vijojnë, po vazhdon edhe puna për përmirësimin e infrastrukturës arsimore, në bashkëpunim me pushtetin vendor. Në vitin e ri shkollor do të hapin dyert 42 shkolla të reja, të pajisura me laboratorë, terrene sportive dhe ambiente moderne për mësimdhënie. SI.E./ReportTv.al ministria e arsimit Mirela Kumbaro Komento Komente Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 63.5% I gabuar 28.4% Nuk e di 8.1% Vota total: 4826 Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?