Lajme Zone
Regjistër për të dhunshmit në protesta/ Qeveria gati paketën: Ndalim hyrjeje në BE, kufizime në hotele e transport! Prindërit e të miturve paguajnë dëmet, pa shërbime shtetërore
PolitikëShqiptarja

Regjistër për të dhunshmit në protesta/ Qeveria gati paketën: Ndalim hyrjeje në BE, kufizime në hotele e transport! Prindërit e të miturve paguajnë dëmet, pa shërbime shtetërore

Studentëve që përfshihen në akte dhune do t’u hiqen bursat. Mësuesit që i nxisin për akte dhune rrezikojnë të përjashtohen nga sistemi. Qeveria po shqyrton edhe uljen e moshës së përgjegjësisë penale, aktualisht 14 vjeç.

Qeveria pritet të prezantojë shumë shpejt një paketë masash për të frenuar protestat e dhunshme dhe për të ndëshkuar personat që sulmojnë policinë apo shkatërrojnë pronën publike dhe private. Personat e përfshirë në akte dhune do të regjistrohen në një regjistër të posaçëm. Qeveria po punon edhe për një listë të zezë në sistemin TIMS, për tu ndaluar protestuesve të dhunshëm hyrjen në vendet e Bashkimit Europian. Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me përfaqësues të bankave tha se ka nisur bashkëpunimi me vendet e BE. Parashikohen gjithashtu kufizime të aksesit në hotele, trena dhe mjete të tjera transporti. Prindërit do të detyrohen të paguajnë dëmet materiale të shkaktuara nga fëmijët e tyre gjatë protestave. Rama paralajmëroi edhe ndërprerjen e shërbimeve shtetërore për familjet e të miturve që djegin pronën e të tjerëve. Qeveria po shqyrton gjithashtu uljen e moshës së përgjegjësisë penale, aktualisht 14 vjeç. LEXO EDHE:Protestat e dhunshme në Shqipëri, Asambleja Parlamentare e OSBE dënon sulmet ndaj medias: Palët të përmbahen, dhuna s’ka vend në demokraci Studentëve të përfshirë në akte dhune ndaj policisë do t'u hiqen bursat dhe mbështetja financiare nga shteti. Për nxënësit që braktisin mësimin për t'u përfshirë në akte dhune qeveria po shqyrton masa administrative, ndërsa mësuesit që nxisin nxënësit drejt akteve të dhunshme rrezikojnë largimin nga sistemi arsimor. Pjesëmarrja në protesta me fytyrë të mbuluar synohet të konsiderohet shkelje e ligjit. Qeveria paralajmëron investime në teknologji për të identifikuar protestuesit e maskuar, si dhe personat që fshihen pas profileve anonime në rrjetet sociale dhe nxisin dhunë. “Ne jo vetëm do të nxjerrim një orë më parë paketën e masave, por duke investuar me shpejtësi në teknologji, ne do të fillojmë deanonimizimin e profileve që nxisin dhunë. Duke investuar me shpejtësi në teknologji, ne do t'i zbulojmë ata që janë me kapuç, edhe sikur të rrinë me kapuç, edhe sikur ta mbulojnë të gjithë fytyrën, sepse do t'i ndjekim këmba-këmbës. Do t'i ndjekim këmba-këmbës përmes syve të teknologjisë”, tha Rama. Një tjetër propozim që po studiohet është ndalimi i përdorimit të rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç. Masat që paralajmëron qeveria për frenimin e protestave të dhunshme 1. Kufizimet e udhëtimit dhe aksesit në shërbime- Krijimi i një regjistri të posaçëm me emrat e personave të përfshirë në akte dhune gjatë protestave- Hartimi i një liste të zezë në sistemin TIMS për personat e përfshirë në akte dhune- Bashkëpunim me vendet e BE-së për t'u ndaluar hyrjen personave të identifikuar si të dhunshëm- Kufizimi i aksesit në aeroporte, hotele, trena dhe mjete të tjera transporti2. Masat ndaj të miturve dhe familjeve të tyre- Detyrimi i prindërve për të paguar dëmet materiale të shkaktuara nga fëmijët e mitur gjatë protestave.- Kufizimi i shërbimeve shtetërore për familjet e të miturve që djegin ose shkatërrojnë pronën e të tjerëve.- Shqyrtimi i mundësisë për uljen e moshës së përgjegjësisë penale, aktualisht 14 vjeç.3. Masat në arsim- Heqja e bursave dhe mbështetjes financiare shtetërore për studentët e përfshirë në akte dhune- Masa administrative për nxënësit që braktisin mësimin për t'u përfshirë në protesta të dhunshme- Largimi nga sistemi arsimor i mësuesve që nxisin nxënësit të marrin pjesë në akte dhune4. Ndalimi i maskimit dhe identifikimi i protestuesve- Ndalimi me ligj i pjesëmarrjes në protesta me fytyrë të mbuluar.- Përdorimi i teknologjisë për identifikimin e protestuesve të maskuar që kryejnë akte dhune.5. Kufizimi i rrjeteve sociale- Shqyrtimi i ndalimit të përdorimit të rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 12:17 Rama: Pjesëmarrja në protesta me fytyrë të mbuluar do të jetë shkelje e ligjit! Kush nuk ushtron dhunë, nuk ka pse të përballet me gaz (VIDEO) Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se pjesëmarrja në protesta me fytyrë të mbuluar do të konsiderohet shkelje e ligjit, si pjesë e masave të reja që qeveria synon të ndërmarrë ndaj protestuesve të dhunshëm. Rama tha se qytetarët që protestojnë paqësisht nuk kanë arsye të mbulojnë fytyrën dhe as të përballen me gaz lotsjellës.“Pjesëmarrja në tubim i mbuluar do të jetë në vetvete konflikt me ligjin. Kush nuk do që protesta të marrë përgjigje me gaz, s’ka nevojë të mbulohet. Mjafton të mos gjuajë me gurë, të mos bëjë dhunë, të mos thyejë e vandalizojë dhe s’ka nevojë për gaz lotsjellës", tha Rama. SI.E./Shqiptarja.com Share Ora 12:15 Rama: Regjistër për protestuesit e dhunshëm, do t’u ndalohet aksesi në hotele e aeroporte! Kemi nisur punën me vendet e BE-së (VIDEO) Kryeministri Edi Rama paralajmëroi një paketë masash ndaj protestuesve të dhunshëm, duke nisur nga kufizimi i shërbimeve shtetërore për familjet e të miturve që shkatërrojnë pronën e të tjerëve, deri te ndalimi i aksesit në aeroporte, hotele dhe mjete transporti.Rama tha se qeveria ka nisur bashkëpunimin me vendet e Bashkimit Europian për t’u kufizuar hyrjen personave të përfshirë në akte dhune. Ai paralajmëroi gjithashtu përdorimin e teknologjisë për identifikimin e protestuesve të maskuar.“Ata që u turrën me gurë e me zjarr mbi banka, me një skenar djallëzor për të nxitur panik, ndërkohë që në sportelet e bankave nuk kanë asgjë për të marrë, duke shkulur ATM-të për të marrë brenda tyre para. Ndërkohë që ato janë në shërbim të të gjithëve dhe duhet të kthehen një orë e më parë. Ne do të nxjerrim paketën e masave, por duke investuar me shpejtësi në teknologji, do të nisim anonimizimin e profileve që nxisin dhunë. Do t’i zbulojmë ata që janë me kapuç, edhe sikur të rrinë me kapuç, edhe sikur ta mbulojnë të gjithë fytyrën, se do t’i ndjekim këmba-këmbës, përveç syve të teknologjisë.Largohuni nga ajo dhunë një orë e më parë. Do të vijë fatura në familje, do të paguajë familja. S’do të marrë shërbim nga shteti familja e një të mituri që vjen dhe djeg pronat e një tjetri. Ne do të vendosim në regjistër njerëzit e dhunshëm, do t’u mbyllim shumë aksese nëpër aeroporte, hotele, trena, të gjitha mjetet e transportit. Dhe do të bashkëpunojmë, dhe e kemi nisur punën me vendet e BE-së, për t’u ndaluar aksesin në ato vende si njerëz të dhunshëm. Dhuna s’ka për të pasur vend në këtë vend. Dialogu, shkëmbimi i ideve, ballafaqimi demokratik, ulja në tryezë për të gjetur rrugë të reja, të cilat mund të na shërbejnë, siç na shërbyen në protestën e 2018-ës", tha Rama. SI.E./Shqiptarja.com Share SI.E./P.J/Shqiptarja.com TAG: protestat kunder qeverise edi rama Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 4.7 / 5 (14 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Agim: 21/10/2026 18:15 Na shkaterruan biznesin keto shume pak eshte dhe kaq ca faji kemi ne qe kemi investuar jeten Përgjigju Hejdi: 21/10/2026 14:30 Une jam dakord me protestant qe po zhvillohen ne shqiperi,por nuk jam dakord qe jan shkaterruar bisnese edhe ai qe ka bisnes ndoshta ka qene ne vijen e pare te protestes. E nga ana tjerer e ka pa te ardhmen e saj te shkaterrohet, kjo eshte e pa falshme dhe jam dakord qe te verifikohen personat dhe te paguajn per demin qe kane shkaktuar kushdo kush eshte te paguaj.

Dhe ne qe jetojm jasht jemi ne ankthe,per kete gjendje qe eshte ne shqiperi shume prorestus po degjohen vetem duke ulerite. Thirrja e cdo emigranti eshte nuk zgjidhet asgje duke bertite gjeni zgjidhe me dialog. Përgjigju shaban: 21/10/2026 14:17 na bej edhe nje liste me qeveritare ne burg Përgjigju sali: 21/10/2026 14:15 Bravo.Shkateruesit,kriminelet te pa shkolleve e fytyre botokset nuk ju duhen familjeve te tyre jo me europes.Mesuesi qe urdheron nxenesit te shkaterojne shkollen e tyre si mund te jene mesues,Te vejne atje ku pershtaten me shkaterimin Përgjigju hmm: 21/10/2026 14:03 Diktature me pak fjale Përgjigju koli: 21/10/2026 14:00 LINI KOMPLET SHKOLLEN.,,.ASNJE TE MOS HYJE NE GJIMNAZE DHE UNIVERSITETE NE TE GJITHE SHQIPERINE...PROTESTE PERDITE ...VETEM KESHTU IKEN RAMA...PO SHKUAT NE SHKOLLE AI NUK IKEN.... Përgjigju Tan: 21/10/2026 15:43 Hmmm, thirrja jote perkthehet : rrituni injorante o femije.... Absurditeti: 21/10/2026 13:23 E konfirmuar me deputete te parlamentit euripian, kjo nuk lejohet, nese ka demin po po me lista te zeza ti fus rama tek vendi ku i takojn Përgjigju Sondazhi i ditës:

15 Tetor, 13:43

A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.8% Jo 78% Disi 3.2% Vota total: 10202 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?