Lajme Zone
Refuzimi i dialogut/ Rama ndan pamjet: Dhe "pedagogët" erdhën përsëri…
PolitikëCNA

Refuzimi i dialogut/ Rama ndan pamjet: Dhe "pedagogët" erdhën përsëri…

Kryeministri Edi Rama ka postuar një video në rrjetet e tij sociale ku shihen protestuesit duke rrëzuar ulëset prej betoni, të cilat mbanin ftesën për dialog para Kryeministrisë. “Dhe 'pedagogët' erdhën përsëri…”, shkruan Rama krahas videos së postuar. Protestuesit e mbledhur sot para Kryeministrisë kanë rrëzuar ulëset prej betoni si një shenjë refuzimi për dialog me kryeministrin. Bashkë me stude

Kryeministri Edi Rama ka postuar një video në rrjetet e tij sociale ku shihen protestuesit duke rrëzuar ulëset prej betoni, të cilat mbanin ftesën për dialog para Kryeministrisë.

“Dhe 'pedagogët' erdhën përsëri…”, shkruan Rama krahas videos së postuar. Protestuesit e mbledhur sot para Kryeministrisë kanë rrëzuar ulëset prej betoni si një shenjë refuzimi për dialog me kryeministrin.

Bashkë me studentët sot në protestë ishin edhe pedagogët, të cilët përsëritën kërkesën për dorëheqjen e Ramës.

Ata janë vendosur para Kryeministrisë të ulur këmbëkryq duke kërkuar largimin e qeverisë Rama. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.