Reforma Territoriale është një nga debatet politike të muajve të fundit. Mazhoranca dhe opozita gjetën gjuhën, krijuan dhe një komision, shkuan në shumë qytete, zhvilluan shumë takime, ku pati debate për shkak të qëndrimeve të ndryshme, por në fund si zakonisht u ndanë keq dhe bënë një vrimë në ujë. PD kërkoi shtyrjen e afatit të komisionit, më pas doli dhe me një propozim për 100 bashki. Reforma Territoriale/ Ja çfarë propozon PD 8 Gusht, 11:49 Nga ana tjetër PS avancoi duke reduktuar numrin e bashkive dhe shpalosur një hartë, me pretendimin se Reforma Territoriale e vitit 2015 nuk kishte dhënë frytet e duhura. Disa bashki të reja, të krijuara nga bashkimet e mëparshme nuk ishin eficente. Në shumë nga bashkitë, sipas Arbjan Maznikut, nuk kishte arkitektë, inxhinierë, nuk ka administratë të mirëfilltë dhe si pasojë janë krijuar problematika. Shkrihen 15 bashki në vend/ Zbardhet draft-propozimi i PS-së për Reformën Territoriale
30 Korrik, 15:25 Kjo ka bërë, që me një formulë të caktuar dhe sipas disa parimeve, siç pretendoi Mazniku, të bëhen bashkime të reja për të pasur më shumë efikasitet dhe në bazë të numrit të popullsisë, por këtu duke përjashtuar bashkitë e vogla që kanë minoritete, siç janë ato në jug, apo dhe Prespa në juglindje.
Reforma Territoriale përballë BE-së
Reforma Territoriale në Shqipëri, në fakt duhet të ketë më shumë se një qëllim për bashkime mekanike, ajo duhet të marrë shembujt më të mirë të bashkive të Bashkimit Evropian dhe këtë pretendojnë të dyja palët. Së pari shpopullimi, pra largimi masiv i njerëzve nga fshatrat, sepse nuk ka punë, investime e zhvillim. Së dyti qëllimi i reformës. Reforma duhet të ketë synimin për të qenë më pranë nevojave të njerëzve, kërkesave dhe shërbimeve që duhet t’iu jepen. Këtu futen që nga kërkesa më minimale deri te pastrimi, gjelbërimi etj. “Shpopullimi, plaga më e madhe”/ Nora Malaj: Të rinjtë nuk duan të largohen 4 Korrik, 17:48 Reforma Territoriale duhet t’u shërbejë këtyre qëllimeve të ndalë shpopullimin, të sjellë shërbimet më pranë njerzve. Për të pasur të njëjtën frymë që ka BE, mund të merret si shembull Greqia, pse jo dhe Gjermania. Kjo e fundit ka një tjetër format, për shkak se ka landet, por ka decentralizim të vërtetë, që nuk e pengon numri i bashkive. Gjermania ka dhe bashki me 3 000 apo 5 000 banorë dhe Reforma Territoriale në Shqipëri këtu duhet të shohë, jo thjesht numrin e banorëve, por efikasitetin e qeverisjes vendore.
Shërbimet
Qeveria reklamon si të sukseshme reformat e saj dhe investimet në shërbimet online. Sipas kryeministrit qytetarët marrin me qindra shërbime onlinë falas në e-Albania dhe qytetarët nuk kanë nevojë të shkojnë në zyrat e pushtetit vendor. Nuk shkon më në bashki për të marrë një certifikatë, për një leje aplikon online, e njëjta edhe për taksat apo pagesat. Platformë e re për e-Albania/ Rama: Infrastrukturë me nivel të ri aksesueshmërie
18 Maj, 11:46 Për ata që nuk mund t’i marrin online këto shërbime mjafton një zyrë shërbimesh, ku një qytetar mund të shkojë dhe të marrë dokumentin për gjithçka kërkon. Mjafton të shohësh Greqinë, ka zyra shërbimesh (KEP) që kanë tre apo pesë sportele, ku njerëzit shkojnë dhe marrin në bazë të dokumentit të identifikimit, certifikata e pronësisë, bëhet aplikimi për një leje ndërtimi, jepet certifikata e gjendjes civile dhe gjithçka tjetër.
Është me pak fjalë një e-Albania, në një zyrë fizike që jep me qindra shërbime, për ata që nuk aksesojnë shërbimet online. Pra shumica e shërbimeve vjen nga informatizimi, bashkitë janë më shumë ndërmarrje shërbimi që lidhet me pastrimin, gjelbërimin, ndriçimin urban apo deri te varezat. Një pjesë e këtyre shërbimeve bëhen nga pivatët, por sërish këtu nuk ka të bëjë numri i popullsisë, po mënyra si e ofron shërbimin dhe si i administron taksat. Debati për numrin e bashkive
A mund t’i japin shërbimet online dhe ato kryesore që përmendëm më lart bashkitë e vogla? Pa asnjë diskutim, kur i japin njësitë administrative, pra ish-komunat, bashkitë nuk ka pse mos të jenë më eficente. Nuk ka rëndësi numri i bashkive, drejtuesit e tyre duhet të jenë administrator shërbimesh.
Debati i numrit është një debat shterpë, mjafton që mazhoranca të shohë me një sy rajonet dhe me syrin tjetër bashkitë. Çfarë do të thotë kjo?
Kjo do të thotë që në Shqipëri mund të ketë 5 apo 6 rajone të mëdha (me zgjedhje) dhe këta të jenë të zgjedhur me kompetenca të plota. A ka shqetësim Mazniku që në bashki duhet të ketë arkitektë dhe inxhinierë? Po, këta mund të jenë në rajone dhe pjesa e urbanizimit, ujësjellësit apo problematikat e mëdha trajtohen këtu. Këto rajone kanë vizionin e zhvillimit dhe prioritetet me projektet dhe investimet që vijnë nga taksat, qeveria, por qëllim kryesor duhet të jetë thithja e fondeve të BE. Reforma Territoriale/ Mazniku: Ua kemi dërguar draftin bashkive, në fund vendimi i takon Kuvendit
31 Korrik, 13:51 Nga ana tjetër janë bashkitë, numri i të cilave nuk ka rëndësi në rast se do ketë qëllim parësor shërbimin ndaj qytetarëve. Problematikat e mëdha të kalohen nga rajoni që bën politikat e zhvillimit.
Kryetarët e bashkive dhe të rajoneve të jenë të zgjedhur, e nga ana tjetër se janë 50 apo 100 bashki nuk ka asnjë problem. 100 kryetarë bashkie, të cilët janë të zgjedhur. Ndërsa administratorët e njësive duhet të kthehen në drejtorë shërbimesh ndaj komunitetit. Që të jenë sa më efikase këto shërbime, njësive vendore mund t’iu jepet dhe administrimi i taksave që ata mbledhin, disa mjete në funksion të shërbimeve. Pa shkruar më tej për një mentalitet që shqiptarët duan ta “prekin” kryetarin e bashkisë, apo njësisë, duhet ta kenë aty në shërbim, jo t’i duhet një ditë rrugë vajtje-ardhje për një problem që mund të zgjidhet aty te njësia. Autonomia fiskale/ Vetëm 8 bashki sigurojnë mbi 50% të të ardhurave vetë
13 Gusht, 14:47 Në bazë të numrit të popullatës të jepet i përcaktuar më ligj numrit i punonjësve të administratës dhe të mirëpërcaktohen detyrat që kanë nga A-ja te ZH-ja. Qytetet dhe fshatrat kanë nevojë nga investimet te mirëmbajtja.
A duan pushtetarët dhe opozitarët tanë të bëjnë decentralizim? Duhet t’iu japin kompetenca dhe jo të bëjnë skema bashkuese dhe ndarëse, thjesht me numër me të paktë bashkish kur pas 11 vitesh të gjithë e dinë që reforma territoriale e 2015 nuk dha rezultatet e pritshme. Atëherë thjesht ndrysho filozofinë, mos prit rezultate të ndryshme nga eksperimente me të njëjtat të dhëna. BE dhe Reforma Territoriale
Pse përpiqen politikanët tanë të shpikin rrotën, kur duke bërë pesë apo gjashtë rajone me kompetenca më të mëdha dhe të zgjedhur do ndryshonte modelin e zhvillimit. Bashkimi Europian midis fondeve dhe projekteve do kishte përballë disa institucione që thithin fonde dhe kanë vizion zhvillimin, siç janë rajonet, bashkitë duhet të jenë më pranë qytetarëve me shërbimet dhe duke prekur territorin për të pasur një shtet sa më social, por kjo i përket një tjetër teme. Raporti i Këshillit të Europës që rrëzon qeverinë për reformën territoriale
29 Korrik, 13:08 BE duke pasur 6 rajone, të cilat duhet të kenë prioritet ngritjen e një administrate shumë të përgatitur dhe trajnuar, do ketë partnerët lokalë të zhvillimit. Përtej qeverive BE është më shumë e fokusuar te projektet lokale dhe rajonale.
Nuk ka pse qeveria të kërkojë një “gjilpërë në kashtë”, kur me rajonet mund të ndërtojë institucione vendore shumë eficente zhvillimi, por edhe monitorimi për bashkitë. Bashkitë do jenë thjesht një numër, më i madh apo më i vogël. Thjesht me administrata të vogla dhe efikase shërbimesh. Pjesën e punës më madhe ta bëjnë rajonet dhe gjithçka duhet parë në shërbim të qytetarëve jo të llogarive elektorale.
Pse lodhen dhe bëjnë sikur do shpikin rrotën?! Çfarë problemi ka se ka një bashki me 3 000 apo 5 000 banorë, që ruan një identitet të caktuar historik? Kur një kryetar bashkie mund të kufizohet me ligj, nuk punëson dot më shumë se 20 persona dhe ka këtë detyrë të mirëpërcaktuar. Disa të dhëna
Në Gjermani psh. ka bashki apo komuna që shkojnë nga disa dhjetra banorë në disa milionë. Bashkia më e madhe për popullsi është Berlini me rreth 3.69 milionë banorë dhe me për sipërfaqe 891.12 km². Më e vogla për popullsi është Dierfeld me vetëm 9 banorë (të dhëna 2021) dhe më e vogla në sipërfaqe është Gröde 2.52 km². Landet në Gjermani kanë nga 1 deri në 2000 e më shumë bashki e komuna. Në Shqipëri do mjaftonin 5 apo 6 rajone, që mund të kishin me dhjetra bashki apo komuna. Një shembull nga fqinjët. Kryetari i qarkut të Janinës, njësi si Rajoni, ka 16 bashki në territorin e tij.
Një njësi, bashki ose qytet mund të ketë nga x deri në mijëra banorë duke ofruar shërbime nga taksat që mbledh vetë, fondet e qeverisë apo investimet e rajonit që duhet të kenë qëllim thithjen e projekteve nga BE. Bashkitë do kryejnë shërbimet, do mirëmbahet rruga, varrezat, do vendosen edhe llambat. Për këtë punë duhet një elektriçist, një teknik ujësjellësi, dy specialistë IT, një shërbimi, këta 20 apo 30 vetë. Reforma Administrativo-Territoriale 2.0/ Raporti, 5 çështje në "lupë" për hartën e re 25 Korrik, 16:54 Mund të krijohen bashki më të vogla dhe të jenë eficente, me një zyrë shërbimi që jep shërbimet online dhe me një administratë të vogël që bën punët e përditshme. Me ato “pesë” taksa që administron, i merr, i mbledh dhe i jep shërbime. Qëllimi duhet të jetë shërbim ndaj qytetarëve dhe shtet sa më social për të ndalur shpopullimin.
Që të kemi një reformë të mirëfilltë administrative, duhet të kemi fillimisht një vizion të qartë. Problematika që vjen nga bashkitë nga fondet është se kanë sektore të fryra shërbimesh pa fund dhe punësime politike. Administratë e madhe me shërbime të vogla. Thjesht duhet ndryshuar kahu, administratë e vogël me shërbime të mëdha.
Ka shembuj plot, të cilat mund të japin zgjidhje, duke kufizuar në bazë të numrit të popullsisë numrin e administratës, duke pasur së pari në vëmendje konceptin e shërbimeve.
Në rast se kemi një rajon me të zgjedhur dhe me kompetenca të plota, me projekte, me vizione, që merret me investimet, me të ardhurat që mund të vijnë nga Bashkimi Evropian, me projektet madhore, atëherë kryetarët e bashkive duke pasur zyrat e shërbimit online, duke pasur dhe të mirëpërcaktuar strukturën e tyre të shërbimeve që duhet t'i japin në gjelbërim, në varreza, në ndriçim e të tjera, duke bërë një decentralizim të vërtetë për shërbime dhe jo për punësime, do të kemi reformën e duhur. Shërbimet online, por administrata publike arrin në 185.4 mijë punonjës, rekordi i 23 viteve
13 Mars, 07:21 Një mënyrë shumë e thjeshtë për t'u zgjidhur, por kërkon vizion me qëllim shërbimin ndaj qytetarëve jo bashkime mekanike dhe numër më të vogla bashkish. Numrat mund të jenë më të mëdhenj, me administratë të vogël dhe eficente, ndryshe nga bashkitë e mëdha sot.
Kjo është zgjidhja! Jo duke zhdukur fare bashki të tëra, por ndoshta duke krijuar disa bashki të reja dhe me një vizion të ri, si të marrin më shumë dhe më mirë shërbime banorët.
Këtu fillon dhe mbaron diskutimi dhe kjo mund të bëhet me rajone me kompetenca të plota, me bashki dhe me njësi administrative, të cilat të ardhurat që mbledhin mund t'i vetëpërdorin, me rregulla të mirëpërcaktuara duke ndërtuar institucione lokale me administratorë eficentë, jo me bashki për qëllime elektorale.
Zgjidhja është e thjeshtë, duhet vetëm të hapin sytë dhe ta shohin, sepse zgjidhja e problemit nuk qëndron te numri i bashkive, por tek efikasiteti dhe shkuarja sa më afër modeleve europiane. Rajonet mund të sjellin investime dhe zhvillim ndërsa bashkitë duhet të jenë versioni me qëllimin e vetëm “shërbimin ndaj qytetarëve” dhe ndaljen e “shpopullimit.
Format e tjera hiqe këtu e fute aty, janë një vrimë në ujë që me dëmin që do shkaktojnë, do duhen dekada të rikuperohet./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

