Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Do u dërgojmë peticion ambasadave për monitorimin e protestave” – I riu në protestë: Jemi të vendosur dhe nuk ndalemi nga ky mision!


Gjatë protestës para godinës së Kryeministrisë, një i ri ka njoftuar nisjen e një peticioni drejtuar ambasadave të huaja për të monitoruar sjelljen e policisë ndaj protestuesve, si dhe ka prezantuar platformën e re të krijuar nga grupi koordinator.

Gjatë protestës para godinës së Kryeministrisë, një i ri ka njoftuar nisjen e një peticioni drejtuar ambasadave të huaja për të monitoruar sjelljen e policisë ndaj protestuesve, si dhe ka prezantuar platformën e re të krijuar nga grupi koordinator. I riu bëri me dije hapat e radhës për ndërkombëtarizimin e situatës dhe i ftoi qytetarët t’i bashkohen nismës: “Do t’u dërgojmë një peticion ambasadave për të monitoruar procesin e protestës dhe mënyrën si policia ka reaguar në mënyrë jo proporcionale ndaj protestuesve. Kushdo ka dëshirë, të vijë të firmosë peticionin. Gjithashtu, grupi koordinator ka krijuar faqen shqiperianukshitet.com. Kemi ardhur për t’i dhënë fund këtij tranzicioni dhe atyre që na kanë shitur. Sot jemi për t’i dhënë një mesazh të qartë: jemi të vendosur dhe do e çojmë këtë mision deri në fund, deri sa të gjithë ju në pushtet të dorëhiqeni!», përmbylli ai fjalën e tij”, u shpreh ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb