Është mbajtur dita e 75-të e tubimit kundër klasave politike. Ashtu si çdo ditë, protestuesit u mblodhën në sheshin “Skënderbej” dhe nisën marshimin drejt Kryeministrisë.
Në podiumin e vendosur përpara godinës, disa prej tyre mbajtën fjalën, duke i lidhur edhe me tensionet e një dite më parë.
Pas fjalimeve, ata do të nisin edhe marshimin e tyre të përhershëm në rrugët e Tiranës. Top Channel

