TIRANË- 46 bashki pritet të ketë vendi nga 61 që janë aktualisht. Ky është propozimi i socialistëve për ndarjen e re territoriale të vendit që parashikon shkrirjen e 15 bashkive. Projektligji është depozituar në Kuvend me firmat e deputetëve socialistë pasi mazhoranca e opozita nuk arritën të gjenin dakordësi në komisionin e posaçëm të reformës territoriale. 33 bashki mbeten të pandryshuara, ndërsa 28 të tjera pësojnë ndryshime. LEXO EDHE:Propozimi i PS për ‘Territorialen’, bashkia Klos nuk bie dakord për shkrirjen me Matin, bojkoton punën në shenjë proteste Tabela që tregon bashkitë që shkrihen dhe me kë bashkohen Ndarja e re territoriale që propozon PS Harta territoriale e Shqipërisë sipas propozimit të PSELBASAN DHE BERAT Elbasani dhe Berati janë dy bashki të cilat rrisin ndjeshëm territorin. Cërriku dhe Belshi i bashkohen Elbasanit, ndërsa Berati pritet të zgjerohet me Dimalin dhe Poliçanin. Tjetër ndryshim në Qarkun e Elbasani është bashkimi i Prrenjasit me bashkinë e Librazhdit, ashtu siç në fakt ishte paralajmëruar. Ndarja e re territoriale që propozohet për qarkun Berat Ndarja e re territoriale që propozohet për qarkun ElbasaninFIER Në qarkun e dytë më të madh të vend ka dy ndryshime të rëndësishme, Fieri që merr Patosin, ndërsa Lushnja zgjerohet me Divjakën. Ndarja e re territoriale që propozohet për qarkun FierVLORA Bashkia e Selenicës që shtrihet përgjatë lumit të Vlorës i bashkohet bashkisë më të madhe bregdetare në vend, Vlorës. Ndarja e re territoriale që propozohet për qarkun VlorëKORÇA Bashkia e Maliqit shkrihet për t’u bashkuar me Korçën, i vetmi ndryshim në qarkun juglindor. Ndarja e re territoriale që propozohet për qarkun BeratGJIROKASTËR Në qarkun e Gjirokastrës Memaliaj i krijuar si qytet indrustrial në 1946-ën për shfrytëzimin e qymyrgurit bashkohet me Tepelenën, ndërsa Gjirokastra merr nën administrim edhe Libohovën. Këlcyra i bashkohet Përmetit. Ndarja e re territoriale që propozohet për qarkun GjirokastërSHKODËR DHE DIBËRBashkia e Fushë-Arrëzit bashkohet me atë të Pukës, duke përbërë ndryshimin e vetëm në qarkun Shkodër, ndërsa në qarkun Dibër Klosi i bashkohet Matit. Ndarja e re territoriale që propozohet për qarkun Dibër Ndarja e re territoriale që propozohet për qarkun ShkodërTIRANA Sa i përket qarkut më të madhe, Tiranës, ajo që bie në sy është krijimi i një njësie krejtësisht të re administrative që i bashkohet kryeqytetit. Zona e Rinasit që aktualisht është nën administrimin e bashkisë së Krujës, bashkohet me Domjen e Bërxullën që i takojnë bashkisë së Vorës, duke krijuar kështu një njësi kretjtësisht të re që i bashkohet Bashkisë Tiranë. Një zonë me potencial të lartë ekonomik për shkak të vetmit Aeroport në Shqipëri, aeroportit Nënë Tereza. Po në këtë qark, Rrogozhina nuk do të jetë më një bashki më vete, por do të bashkohet me Kavajën. Ndarja e re territoriale që propozohet për qarkun TiranëZonat që preken nga këto ndryshime nuk do të kenë më statusin e bashkisë, por do të mbajnë statusin e veçantë të qytetit me një nënkryetar përgjegjës për koordinimin administrativ. Një koncept ky i krijuar për herë të parë në ndarjen territoriale të vendit. Ndryshe nga siç ishte diskutuar nuk ndryshojnë qarqet, që mbeten po 12 dhe mungojnë rajonet. Nëse qarqet do të mbajnë të njëjtin status apo do të kenë kompetenca më të gjerë pritet të rregullohet me ndryshimet në ligjit për vetëqeverisjen vendore. Bashkitë, kryesisht ato të prekurat, do të kenë afat 60 ditë afat për të shqyrtuar këtë propozim e për ta konsultuar atë me qytetarët. Kliko këtu per të lexuar pr.ligjin e plotë Kliko këtu per të lexuar hartat sipas qarqeve Kliko këtu per të lexuar tabelat sipas qarqeve Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 15:44 Drafti i ‘Territoriales’, PS: Nuk zhduket asnjë bashki e qytet, përfaqësim institucional për çdo qendër Partia Sociale ka ndarë një komunikatë për draftin e reformës së re territoriale ku shprehet se nuk zhduk asnjë bashki e qytet. Bashkitë shkrihen, por mbajnë statusin e qytetit përbërës brenda njësisë vendore. Gjithashtu ato do të përfaqësohen institucionalisht si dhe do të kenë rol në planifikimi“Një sqarim dhe informacion shtesë në lidhje me lajmet që po qarkullojnë nëpër media sa i takon procesit të Reformës Administrativo – Territoriale.Konsolidimi territorial nuk sjell “zhdukjen” e asnjë bashkie apo qyteti. Bashkitë e përfshira në këtë proces ruajnë emrin, identitetin dhe qendrën e tyre urbane. Ato përfshihen në një strukturë të re administrative përmes bashkimit me bashkitë fqinje, duke vijuar të kenë statusin e qytetit përbërës brenda njësisë së re vendore. Çdo qendër e prekur nga ky proces do të vijojë të ketë përfaqësim institucional, përmes nënkryetarit përkatës dhe përfaqësimit në këshillin bashkiak, si dhe një rol të përcaktuar në planifikimin vendor, organizimin e shërbimeve dhe administrimin e çështjeve të komunitetit.Ky proces synon një organizim më efikas të qeverisjes vendore, duke ruajtur identitetin, historinë dhe lidhjen e drejtpërdrejtë të qytetarëve me territorin ku jetojnë”, përfn deklarata. P.J/Shqiptarja.com Share Ora 15:21 Drafti i PS për ‘Territorialen’, Bido: Saranda, Delvina, Konispoli, Himara dhe Finiqi mbeten bashki më vete! Helmatisja e opinionit publik nuk pi ujë Propozimi i PS për reformën territoriale ruan krahinat dhe identitetin e bashkive, shprehet Ardit Bido përmes një reagimi në rrjetet sociale ku shihet duke nënshkruar pr.ligjin e ri. Konkretisht, ai u referohet bashkive Sarandë, Delvinë, Konispol, Himarë e Finiq për të cilat ka përsëritur vazhdimisht rëndësinë e ruajtjes së identitetit të tyre.Më tej, u kthen përgjigje partive të vogla të opozitës si dhe PD që përhapën frikë në opinionin publik, teksa thekson se kjo “nuk pi ujë” kur qytetarët përfaqësohen në parlament.“Saranda, Delvina, Konispoli, Himara dhe Finiqi mbeten bashki më vete.Si një prej nismëtarëve të projektligjit për reformën territoriale, sot hodha firmën për një ndarje që respekton historinë, identitetin dhe vullnetin e qytetarëve. Partizat oportuniste, bashkë me PD-në, duhet të japin llogari për helmin që përhapën në opinionin publik.Saranda, qendra bashkëkohore e jugut; Delvina, qendra historike e tij; Konispoli, bashkia e mbetur e Çamërisë; Himara, qendra e Labërisë bregdetare; dhe Finiqi, përfaqësimi dinjitoz i minoritetit, do të mbeten bashki më vete. Lumi i Vlorës i takon Vlorës. Prandaj, me kërkesën e banorëve, Selenica do të bashkohet me Vlorën.Sot marrin përgjigje kasandrat politike të Partisë Demokratike dhe partizat oportuniste, që përhapën frikë se Çamëria e Konispolit, Labëria e Delvinës, Mirdita apo Skrapari do të zhdukeshin. Nuk zhduket asnjë krahinë, nuk fshihet asnjë identitet dhe nuk braktiset asnjë komunitet. Helmatisja e opinionit publik nuk pi ujë aty ku qytetarët kanë zë dhe përfaqësues në Parlament që u dalin zot”, shprehet Bido. P.J/Shqiptarja.com Share K.M/P.J/Shqiptarja.com TAG: reforma territoriale Komento Komente shqfqet: 31/07/2026 09:14 ps humbi dhe ata pak njerez qe e doni. akoma. komunistey e skraparit dogjen teserat dje Përgjigju jan: 30/07/2026 22:01 Nuk bëhet reforma teritorjale pa dakortsinë e opozitës,kjo që ka paraqitur opozita është çmënduri prandaj ose të bëhet me referendum ose të qëndroi kështu si është në të kundërt PS do të krijoi pakënaqësi në bazë aq sa do jetë katastrofike.Nuk bëhet reforma nga burokratët që nuk pyesin bazën. Përgjigju Beso: 30/07/2026 20:07 Ju kryeminister mund te punoni per te miren e kombit por levat duhen vene me mire ne pune.P.sh turp ne Vlore kaq kohe e bente politiken e kuadrit Vilma Bello dhe gjerat nuk funksionuan siç duhet vecanerisht ne arsim.Hoqen dhe vune drejtues pa meritokraci dhe pa profesionalizem Përgjigju iikona: 30/07/2026 18:22 NE ME 60 BASHKI EDHE KEMI 100 PROBLEME....NUK ESHTE PROBLEMI TEK BASHKITE..POR TEK DECENTRALIZIMI QE MUNGON...TAKSA VENDORE. QE NUK MBLIDHEN...DHE KONTROLL SESI PERDOREN KETO TAKSA....SEPSE SHTETI ESHTE HAJDUT...PALE NE VJEDHJE ME BASHKITE....SI NE RASTIN E VELIAJT.....ETJ.... Përgjigju Lui: 31/07/2026 09:19 E gjithë Shqipëria është më pak se Roma apo Parisi, ne duam decentralizim, ose në shqip copëzim dhe të kthehemi si me bajraktarë. Sa më e copëzuar aq më shumë janë gjasat që pushteti vendor të kthehet në vatër korrupsioni e tarafi sepse dalin të gjithë të njohur dhe kurrë nuk mblidhen taksat ashtu siç duhet. Dhe bashkitë apo komunat nuk arrijnë të kenë të ardhura nga mosmbledhja e taksave se janë të gjithë të njohur e kushërinj si rrjedhojë pastaj nuk kanë as para për investim dhe kërkojnë nga pushteti qendror Sondazhi i ditës:
30 Korrik, 15:33
Si iu duket propozimi i PS-së që nga 61 të kalohet në 46 bashki? I drejtë 61.7% I gabuar 30.7% I/e dyzuar 7.6% Vota total: 1865 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 30 Korrik, 15:33 Si iu duket propozimi i PS-së që nga 61 të kalohet në 46 bashki?
