Lajme Zone
Reforma territoriale/ PS dhe PD bëhen bashkë në Selenicë e Divjakë, refuzojnë bashkimin me Vlorën dhe Lushnjën
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Reforma territoriale/ PS dhe PD bëhen bashkë në Selenicë e Divjakë, refuzojnë bashkimin me Vlorën dhe Lushnjën

Këshilli Bashkiak i Selenicës, me votat e mazhorancës dhe opozitës, ka dalë kundër projektit për bashkimin e Bashkisë së Selenicës me Bashkinë e Vlorës.

Këshilli Bashkiak i Selenicës, me votat e mazhorancës dhe opozitës, ka dalë kundër projektit për bashkimin e Bashkisë së Selenicës me Bashkinë e Vlorës. Në një mbledhje të jashtëzakonshme, të gjithë këshilltarët kanë shprehur qëndrimin se Selenica duhet të vijojë të funksionojë si bashki më vete.

Këshilltarët deklaruan se do ta kundërshtojnë deri në fund projektin e propozuar nga PS, duke argumentuar se bashkimi me Vlorën do të dëmtonte përfaqësimin dhe interesat e banorëve të zonës.

Kundër projektit është shprehur edhe kryetari i Bashkisë Selenicë, Nertil Bellaj. Ai ka argumentuar se Selenica duhet të ruajë statusin e bashkisë më vete dhe se qëndrimi do të mbrohet përmes argumenteve institucionale.

Në mbledhje kanë marrë pjesë edhe kryepleqtë e fshatrave të Bashkisë Selenicë. Edhe ata kanë shprehur kundërshtimin ndaj bashkimit me Vlorën dhe kanë deklaruar mbështetjen për çdo nismë që synon ndalimin e projektit.

Qëndrimi i përbashkët i këshilltarëve dhe përfaqësuesve të komuniteteve lokale vjen në kuadër të debatit për riorganizimin e njësive vendore dhe të ardhmen administrative të Selenicës.

Ndërkohë, edhe Këshilli bashkiak i Divjakës është thirrur në një mbledhje të jashtëzakonshme për të diskutuar draftin e dërguar nga Kuvendi për projekt reformën administrative territoriale.

Mbledhjen e ka hapur kryetarja e këshillit zonja Liri Biti e cila ka njohur këshilltarët me rendin e ditës.

Në këtë mbledhje merrnin pjesë 20 këshilltarë nga 31 që ka bashkia Divjakë. Këshilltarët e djathtë, kanë kërkuar që në rendin e ditës të shtohet një pikë e cila ka të bëjë me njohjen e këshilltarëve me korrespondencën e bashkisë Divjakë me komisionin hartues të reformës.

Kjo kërkesë është miratuar me 20 vota pro asnjë kundra dhe asnjë abstenim.

Në këtë mbledhje, u vendos nga këshilltarët me unanimitet që ngritja e komisionit që do të realizojë dëgjesat në kuadër të reformës të ketë 7 anëtarë, 4 nga bashkia dhe tre këshilltarë nga ky këshill.

Dëgjuesit do të organizohen në 5 njësitë administrative, Divjakë, Tërbuf, Grabjan, Gradishtë dhe Remas.

Nga këshilltarët i kërkuar shpjegim nga kryetari i bashkisë në lidhje me qëndrimin që mbajti në mbledhjen e zhvilluar në Kuç.

Nga ana e tyre edhe këshilltarët e të gjitha ngjyrave politike i shprehën pro vendimit të këshillit që Divjaka të mbetet bashki.

Këshilli bashkiak i Divjakës, miratoi kështu në këtë mbledhje të jashtëzakonshme strukturën që do të kryejë dëgjesat dy mujore publike për reformën territoriale që në përfundim do t’i dërgohen kuvendit.

Reforma parashikon që bashkia Divjakë të bashkohet nën bashkinë Lushnje. Top Channel