Lajme Zone
Reforma Territoriale/ PL kundër bashkimit të Fushë Arrësit me Pukën: Tërhiqni projektin, dëmton përfaqësimin e banorëve
PolitikëReport TV

Reforma Territoriale/ PL kundër bashkimit të Fushë Arrësit me Pukën: Tërhiqni projektin, dëmton përfaqësimin e banorëve

Dega e kësaj partie në Pukë të dielën e cilësoi draftin një projekt të rrezikshëm që mund të thellojë braktisjen e zonave malore.

Edhe këtë të dielë, Partia e Lirisë shprehu kundërshtitë e saj ndaj draftit të Partisë Socialiste për ndarjen e re territoriale, duke e cilësuar një projekt të dëmshëm për qytetarët. Dega e kësaj partie në Pukë e cilësoi draftin një projekt të rrezikshëm që mund të thellojë braktisjen e zonave malore. LEXO edhe...Kryebashkiakja e Dimalit kundër bashkimit me Beratin dhe Poliçanin: Kemi kapacitete financiare për të vijuar funksionimin si bashki më vete PL i bën thirrje qeverisë që të heqë dorë nga çdo nismë që nuk dëgjon zërin e banorëve dhe dëmton përfaqësimin e tyre. Sipas projektligjit të depozituar nga mazhoranca socialiste, Bashkia e Fushë Arrësit është një nga 15 njësitë vendore që propozohet të humbasin statusin si bashki, duke u bashkuar me Pukën. Deklarata e plotë "Partia e Lirisë, Dega Pukë, denoncon me forcë çdo tentativë për shkrirjen e Bashkisë Fushë-Arrëz, një projekt që dëmton interesat e qytetarëve dhe rrezikon të thellojë braktisjen e zonave malore. Çdo reformë territoriale që hartohet pa konsultim të sinqertë me banorët është e papranueshme. Qytetarët nuk mund të trajtohen si numra në një hartë dhe as të privohen nga përfaqësimi i tyre vendor për shkak të vendimeve të marra në tavolina politike. Shkrirja e Bashkisë Fushë-Arrëz nuk është zhvillim. Përkundrazi, rrezikon të largojë shërbimet publike nga qytetarët, të dobësojë përfaqësimin institucional dhe të përshpejtojë zbrazjen e kësaj zone. Partia e Lirisë i bën thirrje qeverisë të heqë dorë nga çdo nismë që prek Fushë-Arrëzin pa dëgjuar më parë zërin e banorëve. Vullneti i qytetarëve duhet të jetë themeli i çdo vendimi që prek të ardhmen e komuniteteve tona. Ne do të jemi në krah të qytetarëve të Fushë-Arrëzit në çdo përpjekje demokratike për të mbrojtur të drejtën e tyre për përfaqësim, zhvillim dhe dinjitet. Fushë-Arrëzi nuk është një vijë në hartë që mund të fshihet me një vendim politik; është një komunitet me histori, identitet dhe të drejtë për të vendosur mbi të ardhmen e vet" U.D/ReportTv.al Partia e Lirise puke fushe arrez reforma territoriale Komento Komente Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 56.3% 100 bashki (PD) 16.6% 61 bashki (si sot) 27.2% Vota total: 2397 Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?