Ka nisur mbledhja e Komisionit të Ligjeve teksa po zhvillohen diskutime lidhur me projektligjin “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”. Partia Demokratike ka kërkuar gjatë mbledhjes që të ndërpriten diskutimet dhe të priten përgjigjet nga bashkitë për draftin e opozitës, i cili parashikon rritjen e numrit të bashkive në 100. Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi gjatë diskutimeve ka kërkuar që të mos votohet dhe që projekti i tyre të dërgohet për konsultim. “Mos votoni, është dërguar për konsultim projekti ynë”, u shpreh Bylykbashi. Edhe deputetja e PD-së Jorida Tabaku ngriti shqetësimin për mungesën e konsultimit me Bashkinë e Tiranës. Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar në shtator draftin ligjin për ndarjen administrative-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Shqipëri ku ka propozuar që vendi të ketë 100 bashki dhe 12 qarqe. Grupi Parlamentar i PD depoziton ligjin për ndarjen territoriale të vendit: 100 bashki dhe 12 qarqe

