Rebelët Huthi të Jemenit kanë sulmuar me dronë dhe raketa balistike kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riadin, si dhe objekte energjetike në bregdetin e Detit të Kuq. Sulmet kanë shtuar tensionet në Lindjen e Mesme, ndërsa Departamenti Amerikan i Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë në rajon të tregojnë vigjilencë dhe të përgatiten për anulime fluturimesh apo mbyllje të hapësirës ajrore. Huthët njoftuan të shtunën (19 shtator) se kishin goditur objektiva të ndjeshme në Riad, ndërsa pamjet e Reuters tregojnë flakë dhe një re të madhe tymi të zi pranë aeroportit kryesor të kryeqytetit saudit. Rebelët pretenduan gjithashtu se kishin sulmuar një objekt të kompanisë shtetërore të naftës Aramco në qytetin Yanbu, një nga qendrat kryesore të eksportit të naftës saudite. LEXO edhe...Teherani: Katari i ka përcjellë SHBA-së kushtet tona për t'i dhënë fund luftës Nga ana tjetër, Arabia Saudite njoftoi se mbrojtja ajrore kishte shkatërruar një raketë të lëshuar drejt Riadit dhe kishte penguar sulme ndaj disa qyteteve të tjera. Autoritetet saudite u dërguan qytetarëve paralajmërime në telefon për rrezikun e sulmeve ajrore, ndërsa alarmi u hoq mëngjesin e së shtunës. Nuk ka ende të dhëna të konfirmuara për dëmet e shkaktuara. Pas sulmeve, Departamenti Amerikan i Shtetit lëshoi një alarm sigurie për amerikanët në Lindjen e Mesme, duke u kërkuar të tregojnë vigjilencë të shtuar. Qytetarëve që ndodhen jashtë rajonit u është kërkuar të rishqyrtojnë seriozisht udhëtimet drejt tij. Sipas Corriere della Sera-s, ekziston shqetësimi se Irani dhe Huthët mund të marrin në shënjestër edhe misione diplomatike, kompani dhe institucione amerikane në rajon. Sulmet vijnë në kuadër të përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, i cili nisi me goditjet amerikane dhe izraelite ndaj Iranit në fund të shkurtit. Ndërkohë, Bashkimi Evropian po diskuton forcimin e misionit detar “Aspides” në Detin e Kuq, për të mbrojtur anijet tregtare nga sulmet e Huthëve. Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, do t'u dërgojë një letër shteteve anëtare për t'i përfshirë në këtë nismë. “Aspides” është misioni ushtarak detar i Bashkimit Evropian në Detin e Kuq. Ai u krijua për të mbrojtur anijet tregtare nga sulmet e Huthëve dhe për të garantuar lundrimin e sigurt në një nga rrugët kryesore të tregtisë botërore. Misioni është mbrojtës: anijet luftarake evropiane shoqërojnë anijet tregtare dhe mund të rrëzojnë raketa ose dronë që i kërcënojnë, por nuk kanë mandat të sulmojnë objektiva në territorin e Jemenit U.D/SI.E./ReportTv.al lufta në Iran lufta ne lindjen e mesme Kaja Kallas Izrael Huthi Komento Komente Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 6.2% Të gabuar 89% Nuk e di 4.8% Vota total: 4769 Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?

