Real Madrid ka vuajtur jo pak për të marrë 3 pikët në javën e 13 të La Liga-s. Skuadra e Jose Mourinho-s u desh të përmbyste 2-1 Celta Vigo-n për t’ia dalë në një sfidë të komplikuar. Në Bernabeu miqtë zhbllokuan shifrat me Duran, ndërsa Reali humbi shansin e artë për të barazuar në pjesën e parë, pasi Mbappe gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Në pjesën e dytë për ‘galaktikët’ do të barazonte Jude Bellingham, ndërsa talenti Espi solli fitoren në minutën e 85. Me këtë sukses Real Madrid barazoi të paktën përkohësisht Barcelonën në krye të La Liga-s me 33 pikë. Në Seria A një gol i McTominay riktheu Napolin te fitoret. Të besuarit e Allegri-t mposhtën 1-0 Torino-n, duke rikthyer qetësinë në skuadër. LEXO EDHE:Lazio e ka seriozisht për titullin në Seria A, Frattesi supergol Lecce-s! Malen bën ‘fenomenin’ te fitorja me ‘manita’ e Romës (VIDEO) Më herët Lazio tregoi se e ka seriozisht për titullin kampion në Itali. Skuadra e Gattuso-s mposhti 3-0 Lecce-n, teksa dy nga golat erdhën nga Noslin. Për të vulosur shifrat përfundimtare mendoi Frattesi i realizoi një supergol me parabul. Me këtë sukses Lazio vijon të ruajë kreun e Seria A të paktën edhe për 1 javë pavarësisht se Roma shkatërroi 1-5 Parma-n. Verdhekuqtë e Gasperini-t realizuan katër herë me sulmuesin Malen, i cili në Parma ishte në versionin e një ‘fenomeni’. Ky sukses e ngjiti Romën në kuotën e 30 pikëve, 2 më pak se Lazio kryesuese. Në Premier League jam ishte ndalesa e Arsenalit kryesues me rezultatin 2-2 në fushën e Neëcastle. Gjithsesi topçinjtë mbetën 6 pikë para Manchester City që ka harruar të fitojë. Skuadra e Enzo Maresca-s barazoi 1-1 në shtëpi kundër Fulham. Për City-n kjo ishte ndeshja e katërt radhazi pa fitore. R.Xh Ne.k. Shqiptarja.com TAG: real madrid Celta Vigo barcelona napoli roma sport futboll Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
21 Nëntor, 17:11
Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve? Dialogu 73% Protesta 21.2% Asnjëra 5.8% Vota total: 1026 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 21 Nëntor, 17:11 Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve?

