Lajme Zone
Real Madrid s'e diskuton Valencia-n, Roma 'harron' M.United në Seria A! M.City në vështirësi, vjen humbja e 3 radhazi në Angli (VIDEO)
SportReport TV

Real Madrid s'e diskuton Valencia-n, Roma 'harron' M.United në Seria A! M.City në vështirësi, vjen humbja e 3 radhazi në Angli (VIDEO)

Reali është bashkuar me Barcelonën në krye të La Liga-s, teksa për javën e 12 të kampionatit fitoi me lehtësi 3-0 kundër Valencia-s. Me të njëjtin rezultat ia doli Roma në Itali kundër Sassuolo-s.

Real Madrid ia ka dalë të fitojë me lehtësi 0-3 në transfertën e Valencia-s, duke siguruar fitoren e 5 radhazi në kampionat, që e bashkon të paktën përkohësisht me Barcelonë në krye. Në Valencia ‘galaktikët’ realizuan dy herë në pjesën e parë me Valverde-n dhe Arda Guler, ndërsa në pjesën e dytë vulosi shifrat Kylian Mbappe. Në Seria A Roma hodhi pas krahëve disfatën në Champions kundër Manchester United dhe fitoi pastër 3-0 kundër Sassuolo-s. Hermoso dhe një autogol i dhanë epërsinë e dyfishtë në pjesën e parë, ndërsa në vijim talenti Moura vulosi 3 pikët. Për Romën kjo ishte fitorja e 3 radhazi, teksa lufton bashkë me Lazio-n, Interin dhe Como-n për kreun e kampionatit. LEXO edhe...I shënoi Realit, mbrojtësi i Kombëtares Pilo: Nuk pati diferenca në fushë, të vjen keq që dolëm pa pikë (VIDEO) Në Premier League Manchester City po kalon një periudhë tejet të vështirë. Skuadra e Enzo Maresca-s, në javën e 10 të kampionatit, pësoi humbjen e 3 radhazi teksa u mposht 3-1 nga Nottingham. ‘Dopieta’ e Cunha-s dhe Delap zhvlerësuan rrjetën e Cherki-t, duke i lënë ‘qytetarët’ mbrapa në duelin e vendin të parë me Arsenal-in. Më herët Arsenalit i mjaftoi një gol i Odegard në pjesën e dytë për të fituar 1-0 kundër Hull City-t. Skuadra e Arteta-s tani është 6 pikë më shumë se Manchester City i vendit të dytë. Share Share Share Ne.k./ReportTv.al real madrid barcelona arsenal Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 49.2% Veliajn 18.5% Asnjërin 32.3% Vota total: 1756 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?