Lajme Zone
Reagon Gogu: Po, kam takuar Erion Veliajn të premten! Më vjen thellësisht keq për të pavërtetat
PolitikëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Reagon Gogu: Po, kam takuar Erion Veliajn të premten! Më vjen thellësisht keq për të pavërtetat

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka reaguar pas lajmeve të publikuara këtë të hënë lidhur me vizitën e tij në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Fier, ku ndodhet i paraburgosur kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka reaguar pas lajmeve të publikuara këtë të hënë lidhur me vizitën e tij në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Fier, ku ndodhet i paraburgosur kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Përmes një reagimi publik, Gogu konfirmon se është takuar me Veliajn të premten, duke sqaruar se vizita është kryer në kuadër të përgjegjësive të tij si ministër i Drejtësisë, për t’u njohur me kushtet e trajtimit dhe për të dëgjuar ankesat e ngritura publikisht nga avokati i tij. Ministri nuk e ka fshehur marrëdhënien personale me Veliajn, duke pranuar se i lidh një miqësi shumë e hershme. Megjithatë, ai ka kundërshtuar përmbajtjen e disa mesazheve që, sipas tij, i janë atribuar gjatë raportimeve të sotme. Gogu shprehet se nuk dëshiron të besojë se këto pretendime janë përcjellë nga vetë Erion Veliaj, ndërsa thekson se nuk ka shqiptuar fjalët që i janë atribuar. “Me Erionin më lidh një miqësi shumë e hershme, të cilën e dinë të gjithë. Por dua të jem krejt i qartë: Nuk i gjej dot arsyet pse janë stisur ato të pavërteta dhe nuk dua ta besoj që i ka thënë apo shkruar Erioni”, shkruan Gogu. Ai shton se rrethanat e vizitës janë të dokumentuara dhe të verifikueshme, duke e lidhur takimin me shqetësimet për kushtet e trajtimit dhe respektimin e të drejtave të personave që ndodhen në paraburgim. “Kam shkuar për të dëgjuar shqetësimet e një njeriu pas një tymnaje mediatike dhe shqetësimeve të kuptueshme të kujtdo që shqetësohet kur flitet për liri e të drejta. Rrethanat e vizitës janë të dokumentuara dhe të verifikueshme”, përfn ministri. Në fund të reagimit, Gogu shprehet se për pretendimet e tjera do të flasin koha dhe e vërteta.