Lajme Zone
Dritë në fund të tunelit për Partizanin, mposht Teutën pretendente! Fitorja e parë pas 2 muajve dhe 6 humbjeve radhazi, mbetet i fundit
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Dritë në fund të tunelit për Partizanin, mposht Teutën pretendente! Fitorja e parë pas 2 muajve dhe 6 humbjeve radhazi, mbetet i fundit

Dritë në fund të tunelit për të kuqtë që fitoren e fundit e kishin marrë pothuajse 2 muaj më parë.

Më në fund ka shpresë për Partizanin. Kryeqytetasit janë kthyer te fitoret, duke lënë pas ecurinë jashtëzakonisht negative prej 6 humbjesh radhazi. Në javën e 10 të Superligës të kuqtë mposhtën 0-1 Teutën që është pretendente këtë sezon për titullin kampion. Në ‘Niko Dovana’ pjesa e parë prodhoi disa raste për të dyja skuadrat, por u mbyll me porta të paprekura. Në të dytën, ekzaktësisht në minutën e 58, kapiteni Atanaskovski lëshoi një të majtë potente nga jashtë zone që mposhti edhe portierin e durrsakëve. Ky rezultat mbeti në fuqi deri në fund paçka se situata për Teutën u komplikua më shumë në minutën e 82 kur Përgjoni la skuadrën me 10 lojtarë në fushë. Fitorja e fundit e Partizanit datonte më 5 shtator kundër Vllaznisë në transfertë, ndërsa pavarësisht se mori 3 pikët sërish mbetet në vendin e fundit. Të kuqtë pas 10 javësh kampionat renditen në vendin e 10 me 7 pikë, 2 më pak se Vllaznia e vendit të nëntë dhe 4 më pak se Laçi i vendit të tetë. Për t’u theksuar se kjo ishte fitorja e patë e trajnerit Karoglan me të kuqtë, teksa më herët kishte koleksionuar 3 humbje. LEXO EDHE:Goli i Vorës në shtesë i heq fitoren Dinamos, trishtim te ‘nëndetësja’! Trajneri Daja ndjek ndeshjen nga tribuna Fitorja e Partizanit ishte gjithashtu e hidhur për Teutën, pasi durrsakët e vendit të dytë tani mbeten 4 pikë pas Egnatias kryesuese. Teuta-Partizani mbylli edhe javën e 10 të Superligës, teksa më herët gjatë së hënës u luajt Vora-Dinamo që përfi me shifrat 2-2. Ne.k. Ne.k. Shqiptarja.com TAG: Teuta superliga partizani Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento leko: 02/11/2026 21:20 U zgjuan viçat se dema nuk ka.... Përgjigju Sondazhi i ditës:

29 Tetor, 18:29

A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 48.4% Jo 43.6% Nuk e di 8% Vota total: 746 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 29 Tetor, 18:29 A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?