Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar ligjin për ndarjen e re administrativo-territoriale të vendit, duke i hapur rrugë reduktimit të numrit të bashkive nga 61 në 46. Pa surpriza nga Presidenca, Begaj ka shpallur ligjin e miratuar nga mazhoranca socialiste, pavarësisht kundërshtimeve për ndryshimet në hartën territoriale. "Në mbështetje të nenit 84, pika 1, dhe nenit 93 të Kushtetutës,
DEKRETOJ: Shpalljen e ligjit nr. 100/2026, ‘Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë’”, thuhet në njoftimin e drektit.
Me këtë vendim, Shqipëria do të ketë 15 bashki më pak se në organizimin aktual. Ndryshimet janë miratuar nga mazhoranca socialiste dhe pritet të zbatohen në zgjedhjet vendore të 9 majit 2027, kur qytetarët do të votojnë për kryetarët dhe këshillat bashkiakë sipas hartës së re. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

