Një foshnje është gjetur pa shenja jete. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 04:40, në Prizren. Tutje thuhet se lidhur me rastin me vendim të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në IML për autopsi.“Prizren / 13.09.2026 – 04:40. Lidhur me rastin, në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor ku është konstatuar se viktima/ foshnje është pa shenja jete. Lidhur me rastin me vendim të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në IML për autopsi”, thuhet në raport. /Telegrafi/

