Lajme Zone
Raporti/ Vetëm 14% e shqiptarëve verifikojnë informacionin online, ndër më të ulëtat në Europë
TeknologjiReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Raporti/ Vetëm 14% e shqiptarëve verifikojnë informacionin online, ndër më të ulëtat në Europë

Sipas Eurobarometrit të Komisionit Europian, në një mjedis ku informacioni online është bërë pjesë e përditshmërisë, rreziku i përballjes me përmbajtje të rreme apo manipuluese është gjithnjë më i madh.

Në një kohë kur lajmet, informacioni dhe përmbajtjet që konsumojmë çdo ditë kalojnë gjithnjë e më shumë përmes ekranit të telefonit apo kompjuterit, një pjesë shumë e vogël e shqiptarëve shkon një hap më tej, të kontrollojë nëse ajo që lexon online është e vërtetë. Vetëm 14.34% e individëve në Shqipëri të moshës 16–74 vjeç u përpoqën të verifikonin vërtetësinë e informacionit ose përmbajtjes që gjetën në internet, duke përdorur burime të tjera, sipas raportit të Eurostat për vlerësimin e të dhënave, informacionit dhe përmbajtjes digjitale. LEXO edhe...Zhduket shqiptari në anijen turke të sulmuar në Rusi, i vëllai e kërkon: Mund të jetë në spital në Moskë Kjo e vendos Shqipërinë ndër vendet me përqindjen më të ulët në Europë dhe shumë poshtë mesatares së Bashkimit Europian, prej 29.16%. Shqipëria renditet e treta nga fundit në Europë në këtë tregues. Përqindje edhe më të ulëta u regjistruan në Greqi, me 9.78%, dhe Serbi, me 11.13%. Pas Shqipërisë vijnë Lituania me 14.92%, Turqia me 16.93%, Bosnjë-Hercegovina me 18.02% dhe Rumania me 18.19%. Në rajonin e Ballkanit Perëndimor, individët e Malit të Zi regjistruan një verifikim informacioni pak më të lartë, në nivelin e 21.43%. Individët e Maqedonisë së Veriut janë më skeptikët për lajmet online në rajon, me 24.22%, që e verifikojnë informacionin. Në anën tjetër të tabelës janë vendet ku verifikimi i informacionit online është shumë më i përhapur. Irlanda kryeson me 63.64%, e ndjekur nga Holanda me 53.06% dhe Luksemburgu me 45.24%. Suedia shënon 44.61%, Finlanda 39.60%, ndërsa Belgjika 36.25%. Në total, rreth 3 në 10 persona në BE verifikuan në vitin 2025 vërtetësinë e informacionit ose përmbajtjes që gjetën në internet. Eurostat e mat këtë tregues përmes anketës mbi përdorimin e teknologjive të informacionit dhe komunikimit nga individët. Sipas Eurobarometrit të Komisionit Europian, në një mjedis ku informacioni online është bërë pjesë e përditshmërisë, rreziku i përballjes me përmbajtje të rreme apo manipuluese është gjithnjë më i madh. Po sipas këtij raporti, 66% e europianëve thonë se janë përballur të paktën herë pas here me dezinformim apo lajme të rreme, ndërsa 82% e konsiderojnë informacionin e rremë ose që shtrembëron realitetin një problem për demokracinë./ Monitor Xh.K/ReportTv.al eurostat shqiptar online Komento Komente Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71.6% Jo 21% Nuk e di 7.3% Vota total: 1707 Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?