Në raportin e Komisionit Europian për shtetin ligjor në Shqipëri, i miratuar pa shumë ndryshime nga drafti që Report Tv ka publikuar më herët, evidentohet qartë shqetësimi për rrëzimin e kërkesës së SPAK nga mazhoranca lidhur me arrestimin e Belinda Ballukut. Në tërësi, puna e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion merr vlerësime pozitive, por ka ende për të bërë në koordinimin me organet ligjzbatuese. LEXO edhe...I pandehur edhe ish-ministri Beqaj/ Mbahet seanca paraprake për dosjen SASPAC, SPAK kërkon kalimin e çështjes për gjykim! Vendimi pritet të shpallet në 27 korrik “Pezullimi nga detyra i një zyrtari të lartë, i urdhëruar nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), në përputhje me dispozitat në fuqi të Kodit të Procedurës Penale, si edhe kërkesa e SPAK-ut drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit parlamentar të këtij zyrtari, shkaktuan reagime të forta negative nga pushteti ekzekutiv dhe ai legjislativ, përfshirë sulme të drejtpërdrejta ndaj SPAK-ut dhe institucioneve gjyqësore. Institucionet drejtuese të sistemit gjyqësor lëshuan deklarata publike, duke dënuar presionin politik mbi gjyqësorin. Sipas standardeve evropiane, të gjitha pushtetet e shtetit duhet të nxisin dhe të mbrojnë besimin e publikut të gjerë te institucionet kushtetuese, përfshirë sistemin gjyqësor”, thekson raporti. Refuzimi i heqjes së imunitetit të Ballukut vë në dyshim edhe punën e Kuvendit, sipas raportit. Gjithashtu, nënvizohen edhe shqetësime për “polarizimin politik” në Kuvend. “Refuzimi i Kuvendit për të hequr imunitetin e një deputeti ka ngritur shqetësime në lidhje me respektimin e parimeve të kontrollit dhe balancës ndërmjet pushteteve, si edhe të barazisë përpara ligjit”, thuhet në raport. Shqetësimet shfaqen edhe për nismën e socialistëve për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale lidhur me shtimin e funksionarëve që s’mund të pezullohen nga detyra si masë sigurimi paraprak. “Këto ndryshime kanë ngritur shqetësime se mund të cenojnë efektivitetin e hetimeve penale, përfshirë hetimet për korrupsion në nivele të larta, ndërsa koha e paraqitjes së tyre mund të kontribuojë në krijimin e perceptimit të pandëshkueshmërisë”, vijon raporti. Në çështjet e sigurisë brenda gjykatave, raporti përmend vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit. I shqetësuar për “papërshtatshmërinë e infrastrukturës së gjykatave”, shprehet se pavarësisht masave të ndërmarra nuk janë shënuar “përmirësime të dukshme në sigurinë e ambienteve të gjykatave, përfshirë funksionalizimin e detektorëve të metaleve dhe masave të tjera shoqëruese.” Sipas raportit, cilësia e sistemit të drejtësisë, preket nga “mungesa e vazhdueshme e burimeve financiare dhe njerëzore, përfshirë magjistratët dhe stafin mbështetës ligjor dhe administrativ.” Sfidë për gjykatat mbetet edhe stoku i dosjeve, për të cilin vihet re një lloj përmirësimi fare i lehtë. “Kohëzgjatja e procedimeve dhe numri i çështjeve të prapambetura janë reduktuar në çështjet e gjykatave të shkallës së parë, si edhe në Gjykatën e Lartë, por kohëzgjatja e lartë e shqyrtimit të çështjeve dhe normat e ulëta të përfundimit të tyre vazhdojnë të mbeten problem në çështjet e apelit, ndërsa masat e mëtejshme për rritjen e efikasitetit ende nuk janë zbatuar plotësisht”, thotë raporti. Policia e Shtetit dhe prokurimet publike ‘shenjohen’ nga rreziku i korrupsionit të lartë, vihet re në raport. Rreziqet e korrupsionit vazhdojnë të jenë të pranishme në Policinë e Shtetit, në prokurimet publike dhe në sektorët me rrezik të lartë, për të cilët Shqipëria aktualisht po zhvillon vlerësime të rrezikut. Duke kaluar te mediat, raporti nënvizon shqetësime për pavarësinë e AMA-s duke renditur si shkak “procedurën e emërimit të anëtarëve të bordit dhe përkatësisë së tyre politike.” Lajm në përditësim... Lexo raportin e plotë P.J/ReportTv.al Komisioni Europian belinda balluku Astrit Kalaja Raporti i Komisionit Evropian spak Komento Komente Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare? Të drejtë 10.6% Të gabuar 85.7% Nuk e di 3.7% Vota total: 5099 Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare?

