Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka në emisionin Prime News24 tha se raporti i KE-së është një goditje e rëndë për Shqipërinë. Noka theksoi se Rama nuk është në kilometrin e fundit për negociatat, por është në kilometrin e fundit për të përfunduar tek Ergys Agasi. Sipas Nokës, Shqipëria me Edi Ramën kurrë nuk shkon në Europë, sepse ai ka ndërtuar shtet dhune e narko-shtet. Flamur Noka: Sot Ramës i ka folur subkoshienca. Tha fjalën “fund” sepse po e ndjen fundin. Tha se është kilometri i fundit, po është kilometri i fundit drejt Ergys Agasit. Edi Rama sot për çdo shqiptar është një i vdekur i pakallur politikisht. Raporti i KE-së i ka dhënë një goditje tepër të rëndë. Është raporti më i egër që mund të jetë lexuar ndonjëherë para shqiptarëve, hartuar nga Europa.
Në raport bëhet përgjegjës vetëm një njeri: Edi Rama dhe vetëm Rama. Dokrrat, që thuhet se nëse ikën Rama, kush e çon Shqipërinë në Europë, janë përralla. Kushdo që e drejton Shqipërinë, e integron në BE, përveç Ramës.
Edi Rama nuk mund të çojë kurrë në Europë Shqipërinë, sepse po ndërton shtet dhune e narko-shtet. Çdokush tjetër që ndërton një shtet normal, mjafton ta shkëpusë nga narko-shteti, e çon vendin në Europë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Flamur Noka rama rgys agasi
