Lajme Zone
Raporti i KLSH ngre alarmin: Shqipëria mbajti në qarkullim 10 pesticide të ndaluara nga BE-ja, për 14 të tjera lejoi nivele më të larta se në Europë!
Të tjeraShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Raporti i KLSH ngre alarmin: Shqipëria mbajti në qarkullim 10 pesticide të ndaluara nga BE-ja, për 14 të tjera lejoi nivele më të larta se në Europë!

Patatet, domatet, rrushi, ullinjtë apo shalqiri janë mes produkteve që kanë qenë në fokus të një raporti të Kontrollit të Lartë të Shtetit për përdorimin e pesticideve në Shqipëri. Auditimi për vitet 2022-2024 zbulon se në vend u lejuan 10 pesticide të ndaluara në Bashkimin Europian, ndërsa për 14 të tjera kufijtë e miratuar nga Ministria e Bujqësisë ishin disa herë më të lartë se standardet europiane.

Dhjetë pesticide të ndaluara nga Bashkimi Europian janë lejuar të përdoren në Shqipëri gjatë viteve 2022-2024. E sikur të mos mjaftonte kjo për të njëjtën periudhë, për 14 pesticide të përdorura në kultura si luleshtrydhet, patatet, rrushi, ullinjtë, mandarinat, lulelakra, domatet, kastraveci dhe shalqiri, kufijtë e miratuar nga Ministria e Bujqësisë kanë qenë disa herë më të lartë se ata të lejuar në Bashkimin Europian, duke u bërë një rrezik serioz për shëndetin e njeriut dhe mjedisit në vendin tonë. Këto janë gjetjet alarmante të një raporti të Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili ka publikuar edhe listën e 10 pesticideve të ndaluara që kanë qenë në qarkullim në Shqipëri. Bëhet fjalë për Metaflumizone, Clofentezine, Smetolachlor, Spinetoram, Diethofencarb, Metribuzin, Spirotetramat, Metiram, Dimethomorph dhe Meptyldinocap, të cilat çrregullojnë sistemin hormonal të njeriut. LEXO EDHE:Në 2027-ën buxheti i Ministrisë së Bujqësisë shkon 180 mln €! Do vijojë kompensimi i TVSH me 10% për fermerët, jepen 32 mln € Për çfarë përdoren këto 10 pesticidet? PesticidiPër çfarë përdoret?MetaflumizonePërdoret kundër insekteve që dëmtojnë kulturat bujqësore, përfshirë vemjet dhe disa lloje brumbujsh.ClofentezinePërdoret kundër merimangave të vogla dëmtuese që prekin pemët frutore dhe kultura të tjera. Vepron kryesisht ndaj vezëve dhe fazave të hershme të tyre.S-metolachlorPërdoret për të luftuar barërat e këqija, sidomos në kultura si misri dhe soja.SpinetoramPërdoret kundër insekteve dëmtuese, përfshirë vemjet dhe tripsat, që mund të prekin frutat dhe perimet.DiethofencarbPërdoret për të luftuar disa sëmundje kërpudhore të bimëve, veçanërisht kalbëzimin gri.MetribuzinPërdoret kundër barërave të këqija, ndër të tjera në kultivimin e patateve dhe domateve.SpirotetramatPërdoret kundër insekteve që ushqehen me lëngjet e bimëve, si afidet dhe mizat e bardha.MetiramPërdoret për të mbrojtur bimët nga sëmundjet kërpudhore, përfshirë ato që prekin rrushin dhe patatet.DimethomorphPërdoret kundër sëmundjeve si vrugu, që mund të dëmtojë rrushin, patatet dhe kultura të tjera.MeptyldinocapPërdoret kryesisht kundër hirit, një sëmundje kërpudhore që prek kultura si rrushi.Disa nga këto pesticide që KLSH i identifikon si Produkteve për Mbrojtjen e Bimëve (PMB) përdoren për të vrarë insektet që dëmtojnë bimët, disa për të luftuar sëmundjet e tyre dhe disa për të zhdukur barërat e këqija. Ato kanë nivel të lartë toksicitetit ndaj shëndetit të njeriut dhe mjedisit. BE aplikon parimin e kujdesit sipas Rregullores (EC) Nr. 1107/2009, ku substancat që shfaqin rreziqe shëndetin e njeriut nuk lejohen në treg "Lënia në qarkullim e këtyre PMB-ve, sjell pasoja në shëndetin e popullatës, kafshëve dhe bimëve", thuhet në raportin e KLSH-së. Auditimi evidenton edhe një tjetër problem. Për 14 pesticide të përdorura në kultura si luleshtrydhet, patatet, rrushi, ullinjtë, mandarinat, lulelakra, domatet, kastraveci dhe shalqiri, kufijtë e miratuar nga Ministria e Bujqësisë kanë qenë disa herë më të lartë se ata të lejuar në Bashkimin Europian. Në disa raste, sipas KLSH-së, nuk ishte vendosur fare një kufi maksimal përdorimi. " Nga auditimi mbi respektimin e normave të lejuara të pesticideve të përcaktuara në kuadrin ligjor të nxjerrë nga MBZHR, Udhëzimi nr. 11, datë 10.05.2021, “Për nivelin maksimal të mbetjeve të pesticideve në fruta, perime, fara të freskëta dhe/ose të përpunuara” me normat e lejuara në BE për produktet: luleshtrydhe, patate, rrush, ullinj, mandarina, lulelakër, domate, kastravec dhe shalqi, kanë rezultuar mospërputhje. Normat e miratuara nga MBZHR për 14 lloje pesticidesh për përdorim në produktet e mësipërme janë disa herë më të larta se ato të miratuara e të pranuara nga BE, sidhe në disa raste nuk janë përcaktuar normativa të nivelit maksimal të përdorimit të pesticideve, duke lënë hapësirë për abuzim në përdorimin e tyre. Ky fakt bie në kundërshtim me disa dispozita ligjore, marrëveshje ndërkombëtare të ratifikuara nga vendi ynë në kuadër të integrimit në BE, por dhe me aktet e hartuara nga autoriteti (MBZHR) ndër vite. MSA, e cila është ratifikuar me Ligjin nr. 9590, datë 27.07.2006 “Për ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim - Asociimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komuniteteve Europiane dhe shteteve të tyre anëtare, neni 70 “Përafrimi i mLegjislacionit” dhe neni 95 “Bujqësia dhe sektori agro-industrial” parashikon detyrimin e hartimit dhe miratimit të akteve ligjore e nënligjore në përputhje me Legjislacionin e BE" thuhet në raportin e KLSH-së. Raporti paralajmëron se këto mospërputhje nuk lidhen vetëm me rregullat në letër. Sipas KLSH-së, ato mund të ndikojnë në shëndetin e konsumatorëve, të ndotin tokën dhe ujërat nga përdorimi afatgjatë i pesticideve, si edhe të krijojnë probleme për eksportin e produkteve bujqësore shqiptare. " Pasojat rëndohen kur konsiderohet dëmi në ndotjen e mjedisit në drejtim të kontaminimit të tokës bujqësore e ujërave si rezultat i përdorimit afatgjatë. Nga ana tjetër efekti është zixhir për shkak se ekonomia buqësore shqiptare është e organizuar në miniferma bujqësore, prodhimet e të cilave janë të destinuara për eksport" paralajmëron KLSH Pjesë nga raporti i KLSH-së lidhur me pesticidet "Nga auditimi mbi përmbajtjen e Produkteve për Mbrojtjen e Bimëve (PMB) të miratuara dhe publikuara nga MBZHR krahasuar me listën e PMB-ve të miratuara dhe publikuara nga BE, ka rezultuar se: - Listat nr. 1 të PMB të publikuara nga MBZHR, nuk përmbajnë të dhëna të plota, ku minimalisht për siguri, kontroll dhe transparencë duhet të përcaktohet ndër të tjera dhe afati i vlefshmërisë në qarkullim të secilës PMB, e njëjta praktikë si për vendet e BE. Ky është dhe një prej detyrimeve që përcakton Vendimi nr. 366, datë 16.06.2023 “Për miratimin e Strategjisë Kombëtare të Sigurisë Ushqimore 2023-2027” e cila normon përputhjen e plotë të legjislacionit kombëtar në fushën e sigurisë ushqimore me legjislacionin e BE. - Lista nr. 1 të PMB-ve të lejuara për përdorim nga MBZHR në raport me listën e PMB-ve të publikuar nga BE referuar periudhës 2022-2024, ka në qarkullim në territorin shqiptar 10 (dhjetë) PMB të ndaluara në BE (Metaflumizone, Clofentezine, Smetolachlor, Spinetoram, Diethofencarb, Metribuzin, Spirotetramat, Metiram, Dimethomorph dhe Meptyldinocap). Lënia në qarkullim e këtyre PMB-ve, sjell pasoja në shëndetin e popullatës, kafshëve dhe bimëve. 4. Nga auditimi mbi respektimin e normave të lejuara të pesticideve të përcaktuara në kuadrin ligjor të nxjerrë nga MBZHR, Udhëzimi nr. 11, datë 10.05.2021, “Për nivelin maksimal të mbetjeve të pesticideve në fruta, perime, fara të freskëta dhe/ose të përpunuara” me normat e lejuara në BE për produktet: luleshtrydhe, patate, rrush, ullinj, mandarina, lulelakër, domate, kastravec dhe shalqi, kanë rezultuar mospërputhje. Normat e miratuara nga MBZHR për 14 lloje pesticidesh për përdorim në produktet e mësipërme janë disa herë më të larta se ato të miratuara e të pranuara nga BE, si dhe në disa raste nuk janë përcaktuar normativa të nivelit maksimal të përdorimit të pesticideve, duke lënë hapësirë për abuzim në përdorimin e tyre. Ky fakt bie në kundërshtim me disa dispozita ligjore, marrëveshje ndërkombëtare të ratifikuara nga vendi ynë në kuadër të integrimit në BE, por dhe me aktet e hartuara nga autoriteti (MBZHR) ndër vite. MSA, e cila është ratifikuar me Ligjin nr. 9590, datë 27.07.2006 “Për ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim - Asociimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komuniteteve Europiane dhe shteteve të tyre anëtare, neni 70 “Përafrimi i Legjislacionit” dhe neni 95 “Bujqësia dhe sektori agro-industrial” parashikon detyrimin e hartimit dhe miratimit të akteve ligjore e nënligjore në përputhje me Legjislacionin e BE. Kjo mospërputhje serioze midis niveleve të lejuara të pesticideve në Shqipëri dhe atyre të vendosura nga BE për disa produkte bujqësore të destinuara për konsum dhe për eksport, ka ndikim të drejtpërdrejtë në sigurinë dhe shëndetin e popullsisë në afatgjatë. Pasojat rëndohen kur konsiderohet dëmi në ndotjen e mjedisit në drejtim të kontaminimit të tokës bujqësore e ujërave si rezultat i përdorimit afatgjatë. Nga ana tjetër efekti është zixhir për shkak se ekonomia buqësore shqiptare është e organizuar në miniferma bujqësore, prodhimet e të cilave janë të destinuara për eksport" thuhet në raportin e KLSH-së U.D/Shqiptarja.com TAG: KLSH Ministria e bujqësisë pesticide Bashkimi Europian Komente Komento Sondazhi i ditës:

8 Tetor, 11:03

PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 59.1% Jo 34.5% Nuk e di 6.4% Vota total: 7116 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 8 Tetor, 11:03 PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?