Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigurisë së Transportit (ETSC), nxjerr në pah të dhëna aspak optimiste lidhur me aksidentet rrugore në vendet e BE-së.
Sipas shifrave, gjatë vitit 2025, rreth 19,500 persona humbën jetën, ndërsa më shumë se 100 mijë të tjerë u plagosën rëndë.
Në raport theksohet se numri i viktimave ra me vetëm 2% krahasuar me një vit më parë, ndërsa që nga viti 2019, kur u vendos objektivi për përgjysmimin e vdekjeve në rrugë, ulja ka qenë vetëm 15%.
Këto të dhëna vijnë ndërsa në objektivin e vitit 2030, BE-ja synonte ulje të aksidenteve fatale me rreth 31%.
Nga vendet e BE-së, Norvegjia dhe Suedia mbeten dy shtetet me normat më të ulëta të vdekjeve në rrugë, që kanë shënuar vetëm 19 viktima për 1 milion banorë, krahasuar me mesataren e BE-së prej 43 viktimash për 1 milion banorë./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

