Lajme Zone
EkonomiShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Raporti/ Doganat në 9 muaj humbën 63.4 milionë euro nga kursi i këmbimit, çmimi i lartë i karburantit rriti të ardhurat doganore


Afro 63 milionë euro është dëmi i shkaktuar në buxhet nga zhvlerësimi i euros dhe i dollarit në vetëm 9-mujorin e këtij viti. Në raportin e fundit, drejtoria e Doganave thotë se pavarësisht ecurisë pozitive në mbledhjen e të ardhurave, ndikuar edhe prej rritjes së çmimeve, kursi i këmbimit ka dhënë efekt negativ.

Arka e shtetit po mbledh më shumë para këtë vit, e ndihmuar edhe nga çmimet e larta, sidomos të karburantit dhe të ushqimeve. Drejtoria e Doganave njofton se përgjatë 9 muajve ka mbledhur rreth 186 miliardë lekë ose gati 2 miliardë euro, me një rritje rreth 7,2 miliardë lekë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. “Ky është niveli më i lartë i të ardhurave doganore i arritur ndonjëherë”- thuhet në njoftim, pavarësisht efektit negativ të kursit të këmbimit. LEXO EDHE:Mbi 130 biznese fason me detyrime tatimore të pashlyera, ProEksport Albania kërkon ndërhyrje: Rrezikohen eksportet, kontratat dhe vendet e punës “Rritja e të ardhurave vjen pavarësisht ndikimit tkurrës të dhënë nga kursi i këmbimit, që ka patur një efekt negativ në masën 5,75 miliardë lekë”, bën me dije Administrata Doganore. Doganat sqarojnë se kur është hartuar plani i vitit 2026, dollari ishte 8.2% më i lartë dhe euro 3.2% më e shtrenjtë, dhe ky zhvlerësim është përkthyer në 63.4 milionë euro më pak para në arkën e doganave. Praktikisht buxheti i shtetit do të kishte përfituar më shumë para, nëse Euro dhe Dollari nuk do të ishin zhvlerësuar në nivele kaq të larta. Vetëm në muajin shtator, thotë dogana, efekti negativ në të ardhura ishte 800 milionë lekë, pavarësisht se ky efekt është mbuluar nga shtrenjtimi i naftës, e për pasojë paguhet më shumë TVSH, në momentin e zhdoganimit. (P.sh. Kur 1 litër naftë është 200 lekë TVSH është 40 lekë, ndërsa kur çmimi i naftës është 170 lekë TVSH e paguar është 34 lekë). Institucionet thonë se rënia ka ardhur si rezultat i hyrjeve të larta valutore nga turizmi, remitancat dhe investimet e huaja, dhe se ky forcim i lekut ka ndikuar pozitivisht në mbajtjen e inflacionit në kontroll. Por, e kundërta ka ndodhur me eksportuesit që vijojnë të humbasin, por edhe me qytetarët që kursimet e tyre i kanë mbajtur në monedhën evropiane. Banka e Shqipërisë ka blerë në gjysmën e parë të vitit 663.6 milionë euro, me qëllim stabilizimin e monedhës evropiane dhe rritjen e rezervës valutore. Shifra, është gati 3 herë më e lartë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. R.Xh/E.H/Shqiptarja.com TAG: cmimet karburant kursi i kembimit te ardhurat doganat Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

15 Tetor, 13:43

A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.7% Jo 78.2% Disi 3.1% Vota total: 11352 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?