Lajme Zone
Ramës nuk i dalin llogaritë në Kuvend! Braçe dhe Vullnet Sina dolën kundër hartës territoriale, mazhoranca bie në 80 vota. As 3 mandatet e PSD nuk mjaftojnë për miratimin e pr/ligjit, drafti drejt rrëzimit?
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Ramës nuk i dalin llogaritë në Kuvend! Braçe dhe Vullnet Sina dolën kundër hartës territoriale, mazhoranca bie në 80 vota. As 3 mandatet e PSD nuk mjaftojnë për miratimin e pr/ligjit, drafti drejt rrëzimit?

Në një kohë kur 15 bashki të vogla pritet të shkrihen dhe harta e re territoriale pritet të kalojë për miratim më 8 tetor, sytë ngelen nga fakti nëse do të sigurojë Rama apo jo 84 vota për të realizuar planin e tij.

Në një kohë kur 15 bashki të vogla pritet të shkrihen dhe harta e re territoriale pritet të kalojë për miratim më 8 tetor, sytë ngelen nga fakti nëse do të sigurojë Rama apo jo 84 vota për të realizuar planin e tij. Sot teksa në Komisionin e Ligjeve po diskutohet projektligji në fjalë, jashtë Kryesisë së Kuvendit po mbahet protestë pikërisht nga banorët e bashkive që preken nga plani i shkrirjes. Por siç duket, me lëvizjet e fundit brenda PS-së, ka nisur dhe dhimbja e ‘kokës’ për Ramën, se si ky i fundit do të sigurojë votat për të miratuar reformën e re territoriale, me ndarjen e re. Shqetësimi te mazhoranca nisi pas qëndrimit të dy deputetëve të saj kundër, Erion Braçe dhe Vullnet Sina. Këta të fundit, në mbledhjen me dyer të mbyllur sot kanë shprehur qëndrimin e tyre kundër hartës së re territoriale, ndërsa kanë pohuar se ulet efikasitetit dhe shërbimet ndaj banorëve. Ndonëse mazhoranca ka gjithmonë 3 votat e PSD-së, këtë herë duket se Rama ‘kapet ngushtë’, pasi në këto kushte siguron vetëm 80 vota, duke bërë që drafti rrezikon të rrëzohet. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: brace drafti rama reforma