Lajme Zone
Rama zbardh diskutimet nga takimi me ministrat dhe drejtuesit politikë: Në fokus sezoni i ri politik dhe “Pasqyrë Albania”
PolitikëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Rama zbardh diskutimet nga takimi me ministrat dhe drejtuesit politikë: Në fokus sezoni i ri politik dhe “Pasqyrë Albania”

Kryeministri Edi Rama ka zbardhur detaje nga mbledhja e zhvilluar me ministrat dhe drejtuesit politikë këtë të premte në Vilën e Kuqe, përmes një reagimi në rrjetin social Facebook.

Kryeministri Edi Rama ka zbardhur detaje nga mbledhja e zhvilluar me ministrat dhe drejtuesit politikë këtë të premte në Vilën e Kuqe, përmes një reagimi në rrjetin social Facebook. Kreu i qeverisë ka bërë me dije se fokusi i punës ka qenë detajimi i programit për sezonin e ri politik, ku përfshihen kalendarizimi i pranisë në terren, ndërveprimi mes qeverisë e deputetëve, si dhe ndryshimet ligjore për platformën “Pasqyrë Albania”. Teksa njoftoi edhe mbajtjen e një Konference Kombëtare në muajin nëntor lidhur me nismën “Shqipëria Sociale”, Rama shkruan: “Vijuam sot punën intensive për detajimin e programit të sezonit të ri, duke nisur nga kalendarizimi i Pranisë Besnike në çdo territor, mekanizmat e rinj të ndërveprimit qeveri deputetë në funksion të përmirësimit të mëtejshëm të shërbimeve publike qendrore e vendore, si edhe hartimi i ndryshimeve ligjore për PasqyrAlbania. Po ashtu u diskutua progresi i bërë me hartimin e nismës së integruar Shqipëria Sociale, të cilës do t’i kushtohet një Konferencë e posaçme Kombëtare në muajin nëntor”.