Lajme Zone
Rama vijon shoun, Xhafaj dhe Çuçi i kërkojnë Gogut dosjen e transferimit të Veliajt
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Rama vijon shoun, Xhafaj dhe Çuçi i kërkojnë Gogut dosjen e transferimit të Veliajt

Teksa Drejtoria e Burgjeve ka kyçur gojën, kanë dalë në skenë Bledar Çuçi dhe Fatmir Xhafaj.

Xhafaj-Veliaj-Çuçi Fatmir Xhafaj dhe Bledi Çuçi kërkojnë sqarime dhe dokumentacionin e transferimit, duke e kthyer në show rastin. Transferimi i Veliajt në Fier nuk mund të bëhej pa urdhër nga lart. Drejtoresha e re nuk e firmosi me hamendje lëvizjen... Edi Rama vijon shoun mbi transferimin e Erion Veliajt nga paraburgimi i Durrësit në atë të Fierit.

Teksa Drejtoria e Burgjeve ka kyçur gojën, kanë dalë në skenë Bledar Çuçi dhe Fatmir Xhafaj.

Ata kanë kërkuar zyrtarisht informacion mbi mënyrën se si është kryer transferimi i kryebashkiakut.

Burime nga grupi parlamentar socialist bëjnë të ditur se kërkesa e tyre është depozituar paraditen e së enjtes në Kryesinë e Kuvendit dhe më pas i është përcjellë Ministrisë së Drejtësisë të drejtur nga Toni Gogu. Erion Veliaj i shpall luftë të hapur Edi Ramës!

29 Tetor, 10:09 Dy ligjvënësit kërkojnë të mësojnë nëse Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve e kishte vënë në dijeni Ministrinë e Drejtësisë për urdhrin e transferimit të Veliajt nga Durrësi në Fier.

Gjithashtu, Xhafaj dhe Çuçi kanë kërkuar t'u vihet në dispozicion praktika dokumentare e ndjekur gjatë këtij procesi, përfshirë urdhrin që institucioni i burgjeve e ka klasifikuar si sekret shtetëror.

Kërkesa e tyre vjen pas një debati të fortë në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku Bledi Çuçi i ka kërkuar shpjegime ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu.

“Ku e ke letrën e transferimit? Duhej ta kishe marrë para se të hyje. Nëse nuk e ke, jep dorëheqjen!”, mësohet t'i ketë thënë Çuçi ministrit gjatë mbledhjes.

Gogu është përgjigjur se ishte në pritje të informacionit përkatës, por kjo përgjigje ka sjellë një tjetër reagim të Çuçit.

“Nëse nuk ke ti informacion, që je ministër Drejtësisë, jep dorëheqjen”, mësohet t'i ketë thënë deputeti socialist. Pse u transferua Veliaj në Fier? Drejtoria e Burgjeve shton misterin, fsheh urdhrin dhe kapet pas sekretit shtetëror 29 Tetor, 15:32 Ndërkohë, reagime mbi transferimin e Veliajt ka pasur edhe në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Këshilltarë bashkiakë të PS kanë kërkuar sqarime për lëvizjen e kryebashkiakut nga institucioni i paraburgimit në Durrës drejt atij në Fier.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, nga ana tjetër, ka deklaruar se procedura është kryer në përputhje me ligjin. Por sipas saj urdhri i transferimit është klasifikuar si informacion sekret shtetëror, ndaj përmbajtja e tij nuk është bërë publike. Reagimi i saj ka shtuar misterin, teksa Veliaj ka denoncuar përmes një letre nga paraburgimi izolimin, mungesën e kujdesit shëndetësor dhe kufizimet në komunikimin me familjarët dhe mbrojtësit e tij ligjorë. Ndëshkimi i Erionit, sinjali i Edi Ramës për Sorosin 29 Tetor, 16:47 Por e gjitha duket si shou. Transferimi i Veliajt në Fier nuk mund të bëhej pa urdhër nga lart. Drejtoresha e re nuk e firmosi me hamendje lëvizjen. Çuçi me Xhafajn e dinë se pa dijeninë e Ramës nuk bëhej gjë. Për më tepër Sadleva Bodo ka qenë vartëse e Fatmir Xhafajt./Pamfleti veliaj rama Rama-Veliaj 3a9fa8ae 180c 4e4f 81f0 c88ab84aef92 3 Komente A Asgje me shume! 29 Tetor 2026, 20:21 Heqja e vemendjes nga probleme mẽ tē rẽndēsishme nẽ vend, kjo po ndodh. Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike “Të gjithë para Kryeministrisë”, PD publikon spotin e protestës kombëtare të së shtunës (Video) 29 Tetor 2026, 18:2918:29Politike “Çdo biznes që mbyllet, një familje pa bukë”, Tabaku sulmon Paketën Fiskale 2027: Rama po godet shtresën e mesme 29 Tetor 2026, 15:5915:59Politike Nga Tirana në Athinë, tymueset e Berishës në Parlament; mediat greke zbërthejnë krizën politike në Shqipëri 29 Tetor 2026, 15:4615:46Politike Dërgimi i Veliajt në Fier ndez Këshillin Bashkiak, PD dhe PS kërkojnë shpjegime: Kush e urdhëroi tranferimin? 29 Tetor 2026, 15:1815:18Politike Transferimi në bugun e Fierit, Taulant Balla: Erion Veliaj është shoku im, do ta verifikojmë situatën e tij 29 Tetor 2026, 14:5414:54Politike Flakadanët në sallën e Kuvendit, PS kërkon përjashtimin e Berishës dhe 6 deputetëve të tjerë të PD 29 Tetor 2026, 13:5613:56Politike