Kryeministri Edi Rama ja uruar kryeministrin e ri të Ukrainës, Serhii Koretskyi, për emërimin e tij nga parlamenti. Në një postim në platformën "X", kreu i qeverisë thekson se Shqipëria qëndron fort krah Ukrainës dhe popullit ukrainas në luftën e tyre për liri, sovranitet dhe një paqe të drejtë e të qëndrueshme. Reagimi i plotë i kryeministrit Edi Rama: LEXO edhe...Rama ndan pamjet: Iso-polifonia shqiptare frymëzon kolonën zanore të filmit me regji të Christopher Nolan, “The Odyssey” Urime Kryeministrit Serhii Koretskyi për emërimin e tij nga Rada e Lartë e Ukrainës. I uroj suksese në detyrën e re, ndërsa i bashkohet Presidentit Volodymyr Zelenskyy në udhëheqjen e Ukrainës gjatë një prej periudhave më të vështira në historinë e saj, me guxim, qëndresë dhe vendosmëri. Shqipëria qëndron fort në krah të Presidentit Zelenskyy, Qeverisë së Ukrainës dhe popullit ukrainas në luftën e tyre për liri, sovranitet dhe një paqe të drejtë e të qëndrueshme. K.M/ReportTv.al edi rama ukraine serhii koretskyi Komento Komente Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare? Të drejtë 10.5% Të gabuar 85.7% Nuk e di 3.8% Vota total: 4630 Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare?

