Lajme Zone
Rama takim me kryeministrin Luc Frieden: Nga marsi, Luksemburgu do të ketë fluturim direkt me Shqipërinë
PolitikëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Rama takim me kryeministrin Luc Frieden: Nga marsi, Luksemburgu do të ketë fluturim direkt me Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në Luksemburg me kryeministrin Luc Frieden, ku në fokus kanë qenë marrëdhëniet dypalëshe dhe rrugëtimi europian i Shqipërisë. Përmes një postimi, Rama bëri të ditur se nga muaji mars, Luksemburgu do të ketë fluturim direkt me Shqipërinë, përmes kompanisë ajrore kombëtare Luxair. “Luksemburg – Me Kryeministrin Luc Frieden, për marrëdhëniet dypalëshe dhe

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në Luksemburg me kryeministrin Luc Frieden, ku në fokus kanë qenë marrëdhëniet dypalëshe dhe rrugëtimi europian i Shqipërisë.

Përmes një postimi, Rama bëri të ditur se nga muaji mars, Luksemburgu do të ketë fluturim direkt me Shqipërinë, përmes kompanisë ajrore kombëtare Luxair.

“Luksemburg – Me Kryeministrin Luc Frieden, për marrëdhëniet dypalëshe dhe rrugëtimin europian të Shqipërisë”, shkruan Rama, duke njoftuar gjithashtu për lidhjen e re ajrore mes dy vendeve.

Fluturimi direkt pritet të krijojë më shumë lehtësi në lëvizjen e qytetarëve dhe të forcojë lidhjet mes Shqipërisë dhe Luksemburgut. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet