Protesta e studentëve ka vijuar për më shumë se 5 orë, duke u shoqëruar me përplasje, ndërhyrje të policisë dhe zhvendosje të vazhdueshme të turmës. Pavarësisht incidenteve, shumë protestues vijojnë të qëndrojnë në rrugë, ndërsa grumbullimet kanë shkaktuar trafik të rënduar në qendër të kryeqytetit. Qëndresa ndaj qeverisë së Edi Ramës po merr një tjetër dimension. Pas më shumë se 130 ditësh protestash paqësore para Kryeministrisë, këtë të martë është regjistruar një reagim ndryshe, me studentët që kanë dalë në rrugë dhe kanë vijuar tubimin për më shumë se 5 orë, pavarësisht ndërhyrjeve të vazhdueshme të forcave të policisë.
Protesta e sotme para Ministrisë së Arsimit ka shënuar një zhvillim të ri në valën e pakënaqësive ndaj qeverisë. Ndryshe nga tubimet e deritanishme para Kryeministrisë, të cilat janë zhvilluar në mënyrë paqësore, këtë herë janë regjistruar përplasje me policinë, dëmtime materiale dhe incidente të shumta. Megjithatë, ajo që bie në sy është vijimësia e protestës. Edhe pas përdorimit të ujit me presion dhe gazit lotsjellës, një numër i madh studentësh nuk janë larguar nga rrugët e kryeqytetit, por janë riorganizuar disa herë, duke vijuar tubimin në zona të ndryshme.
Aktualisht, protestuesit janë pozicionuar në qendër të Tiranës, pranë hyrjes së Rrugës së Durrësit, ku vijojnë të qëndrojnë të grumbulluar. Prania e tyre në këtë zonë, së bashku me masat e policisë dhe kufizimet e qarkullimit, ka shkaktuar trafik të rënduar në qendër të kryeqytetit. Po ashtu ata kanë ndezur zjarre, duke dhënë sinjal se një situatë e vështirë e pret qeverinë. Aktualisht Ruga e Durrësit skuq nga flakët, teksa policia hedh herë pas here gaz lotsjellës. Protesta nisi gjatë pasdites para Ministrisë së Arsimit, ku studentët u mblodhën për të shprehur pakënaqësitë lidhur me kushtet në universitete, kostot e studimit dhe perspektivën e të rinjve. Por shumë shpejt, krahas kërkesave për arsimin, u dëgjuan edhe thirrje kundër qeverisë dhe për largimin e kryeministrit Edi Rama. Gjatë orëve të protestës, një pjesë e pjesëmarrësve hodhën gurë, fishekzjarrë dhe sende të tjera drejt godinës së ministrisë dhe forcave të rendit. Policia ndërhyri disa herë për të shpërndarë turmën, duke përdorur ujë me presion, gaz lotsjellës dhe spraj me piper.
Në një moment, pjesa e sipërme e Rrugës së Durrësit u mbulua nga tymi, ndërsa disa protestues ndezën një zjarr në mes të rrugës, duke djegur kuti kartoni dhe objekte të tjera. Përplasjet sollën zhvendosjen e turmës drejt zonës së ish-Kafe Florës dhe më pas në hyrje të rrugës “Mine Peza”. Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka bërë të ditur se gjashtë efektivë të Policisë së Shtetit kanë mbetur të plagosur gjatë protestës. Ai ka dënuar dhunën ndaj punonjësve të policisë dhe u ka bërë thirrje pjesëmarrësve të ruajnë qetësinë.
Pas më shumë se katër orësh, studentët vijojnë të qëndrojnë në rrugë, duke e kthyer protestën e sotme në një nga zhvillimet më të spikatura të kësaj vale tubimesh kundër qeverisë.
Nëse për më shumë se 130 ditë pakënaqësia ndaj Ramës është shprehur përmes protestave paqësore para Kryeministrisë, zhvillimet e sotme tregojnë një ndryshim në formën e reagimit. Protesta e studentëve ka sjellë një dinamikë tjetër, me përplasje, ndërhyrje të policisë dhe një tubim që vijon prej orësh, duke lënë të hapur mundësinë e zhvillimeve të tjera në ditët në vijim.protesta rama screenshot 15 wmremove transformed wmremove transformed 1 8988 844860373 1744350071027756 1531226666262981578 n 845880489 1744349994361097 2934342760031660007 n 845530259 1744349684361128 1278067519405534728 n 846727829 1744349574361139 7635792537364955286 n screenshot 14 845173089 1744350117694418 4379453517325235402 n Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Policia ndërhyn sërish për të shpërndarë turmën, studentët zhvendosen drejt qendrës së Tiranës 13 Tetor 2026, 18:0318:03Aktualitet Protesta studentore ‘paralizon’ qarkullimin në Tiranë, trafik i rënduar dhe transport publik i bllokuar 13 Tetor 2026, 18:0218:02Aktualitet Protesta e studentëve në Tiranë përfn me dhunë, çfarë raportojnë mediat ndërkombëtare 13 Tetor 2026, 17:5317:53Aktualitet Tensionet në protestë, reagon ministri Demo: 6 efektivë të plagosur, dhuna nuk justifikohet 13 Tetor 2026, 17:4717:47Aktualitet Molotovë dhe gurë kundër policisë, 23 të shoqëruar dhe 7 të lënduar; Policia bën bilancin e protestës 13 Tetor 2026, 17:3317:33Aktualitet Tym, flakë dhe dhunë/ Kaos në qendër të Tiranës, studentët përleshen me policinë 13 Tetor 2026, 17:2017:20Aktualitet

