Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

“News24” transmeton hap pas hapi protestën/ Sërish shoqërime nga efektivët, rezistenca e studentëve vazhdon. Forcat e policisë zhvendosen nga “Rruga e Durrësit”


Protesta e studentëve vijon prej më shumë se gjashtë orësh.

Protesta e studentëve vijon prej më shumë se gjashtë orësh. Nga ana e policisë është ndërhyrë sërish me autobot me ujë me presion, po ashtu është hedhur edhe gaz lotsjellës. Gjithashtu nuk janë ndalur shoqërimet nga policia edhe gjatë mbrëmjes. Ndërsa më herët u raportua për të paktën 23 persona të shoqëruar, ndërsa numri pritet të rritet, me shoqërimet e fundit. News24 ka transmetuar hap pas hapi vijueshmërinë e protestës që në nisje të saj në orën 14:00. Gjatë kësaj proteste ka pasur përplasje të shumta dhe gjithashtu studentët janë shoqëruar në mënyrë të dhunshme nga ana e efektivëve të policisë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: policia proteste studente