Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Rama sulmon News24, futi në godinë Ron Yeffet dhe Analfabet Veliun”, Salianji: Këtu skandalet mbivendosen. U harrua trafiku i armëve dhe “KAYO në shëndetësi”


Ish-deputeti Ervin Salianji ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka degraduar shtetin në të gjitha drejtimet.

Ish-deputeti Ervin Salianji ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka degraduar shtetin në të gjitha drejtimet. Duke iu referuar fjalimit të kryeministrit të mbajtur ditën e djeshme, gjatë të cilit preku edhe çështjen e mediave, Salianji tha se Rama sulmon të gjitha ato media që nuk mund t’i ketë nën kontrollin e tij. “Rama kërcënon mediat që nuk i kontrollon dot. Kur sheh News24, ai nuk sheh një interes publik që duhet të mbrojë, por të fusë Ron Yeffet dhe Analfabet Veliun. Se këtu skandalet zënë njëri-tjetrin. U harrua trafiku i armëve dhe ‘KAYO’ në shëndetësi, prej së cilës iku edhe ministrja Sala. Llumi është bërë kaq i trashë sa duhet një reagim i fortë. Protestuesit duhen vlerësuar, kanë 120 ditë në bulevard. Opozita duhet të ishte në këmbë, por ka një reagim katastrofik”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb